• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Logjistike

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
MENAXHER LOGJISTIKE
ALKOS GROUP është një ndër grupet më të rëndësishme dhe potenciale të Kompanive të marketingut dhe distribucionit në Shqipëri. Ky Grup daton që prej vitit 2004, themeluar në Tiranë dhe me Zyra Qendrore të lokalizuara në një pozicion shumë strategjik industrial, në Autostradën Tiranë – Durrës, km 12.
ALKOS GROUP shpall të lirë pozicionin e punës: MENAXHER LOGJISTIKE (M)

MISIONI DHE FUNKSIONET BAZË:
Manaxheri i Logjistikës është përgjegjës për planifikimin dhe manaxhimin e të githë aktiviteteve të shpërndarjes, transportit, zinxhirit të furnizimit, magazinimit dhe shërbimin/kujdesit ndaj klientit. Përgjegjësitë e tij gjithashtu përfshijnë menaxhimin e të gjithë ciklit të punës që nga magazinimi e deri në shpërndarjen e mallrave; plotësimit të nevojave operative të njësive të biznesit në Shqipëri, duke koordinuar stafin në ndarjen e roleve e përgjegjësive dhe duke mbikqyrur hapat deri në finalizimin e procesit.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
Manaxheri i Logjistikës punon pranë zyrave qendrore/kompanisë nën supervizimin direkt të Drejtorit të Përgjithshëm dhe CEO, dhe është një ndër pozicionet kyçe në Zinxhirin e Furnizimit. kryen këto detyra:

  • Përgjegjës për zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së zinxhirit të furnizimit, duke përfshirë qendrën e shpërndarjes, magazinën, transportin dhe shërbimet e konsumatorëve;
  • Përgjegjës për arritjen e përmirësimeve në efikasitetin operativ, si dhe për implementimin e cdo sistemi/protokolli të ri që ul kostot e përmirëson cilësinë e punës;
  • Shqyrton dhe përditëson strategjitë/procedurat nën objektivin kryesor të zhvillimit të biznesit duke mundësuar funksionalitetin optimal;
  • Planifikon dhe mbikqyr asetet dhe infrastrukturën logjistike; Mban gjurmët e cilësisë (gjurmueshëmrinë e produktit), sasisë dhe niveleve të stoqeve;
  • Përgjegjës për ndjekjen dhe përmbushjen e të gjitha nevojave për transport dhe lëvizjeve në terren;
  • Organizon dhe bashkërendon aktivitetet e departamenteve që ai drejton (Magazinat, Transportin, dhe Teknikën), si dhe mbikqyr statusin e porosive dhe dërgesat;
  • Mbikqyr, trajnon dhe zhvillon skuadrën e tij të logjistikës;
  • Raporton për departamentin e tij cdo muaj/tre-mujor,gjashte-mujor dhe vit, sipas nevojës.
  • Zgjidh në mënyrë efiçente dhe sa më praktike emergjencat e lindura;
  • Është përgjegjës për mirëmbajtjen e të gjithë objekteve dhe mjeteve të Kompanisë.
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e mjeteve të transportit (duke u kujdesur edhe për shpenzimin e karburantit) dhe veglave të punës në përdorim nga Kompania;
  • Zbaton ligjet, rregulloret dhe kërkesat ISO;
  • Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga CEO;


DETYRAT KRYESORE / AFTËSITË:

  • Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësitë për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
  • Aftësi për të lëvizur në distance të largëta me makinë (brenda territorit Shqiptar);
  • Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
  • Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të qenë i orientuar tek detajet;
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
  • Ndjenjë përgjegjësie;
  • Njohuri në përpilim kontratash në sipërmarje.
  • Aftësi për të ruajtur qetësinë gjatë situatave me stres të lartë dhe për të ruajtur fokusin mbi objektivat përfundimtare.

KËRKESAT DHE NJOHURITË E NEVOJSHME PËR POZICIONIN:

  • Të ketë kryer studimet e larta;
  • Diploma ose një master profesional në drejtimin “Menaxhim Biznesi”, “Supply Chain Management”, “Logjistikë” dhe/ose “Marketing” përbën avantazh.
  • Eksperiencë 3-5 vjecare në pozicione drejtuese të ngjashme.
  • Njohje shumë të mira të gjuhës Angleze.
  • Njohje e mirë e paketës Microsoft Office, sidomos e Excel;
  • Leje drejtimi automjeti (Klasi B).
  • Fleksibël me oraret
  • Mosha mbi 35 vjeç

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithpërfshirës. Punëmarrësi mund të kryejë edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën o.cela@alkosgroup.al
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Aplikimet mbyllen më 31 MAJ 2018

*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”





Cel. : 0697053354
 


Apply WhatsApp
Back
Top