• Kukes, ofroj vend pune Oficer Kredie, Agjencia Kukës

Qëllimi i punës:
Oficeri i Kredisë identifikon mundësi shitje, gjeneron klientë të rinj ndërsa realizon arritjen e objektivave individualë dhe siguron një shërbim të shpejt dhe profesional për klientët potencialë dhe ekzistues në mënyrë që të sigurojë një marrëdhënie të shëndetshme dhe cilësore.

Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:

  1. Analizon tregjet potencialë në mënyrë që të identifikojë nevoja të mundshme dhe të zhvillojë një plan kërkimor;
  2. Ndërton, mirëmban dhe zhvillon databazë kërkimore klientësh dhe siguron përditësime të rregullta në mënyrë që të lejojë parashikim të saktë;
  3. Takohet me klientët potencialë për t’i informuar rreth produkteve dhe kushteve të kredisë;
  4. Identifikon klientë potencialë, individë ose biznese në nevojë për financim dhe i bind ata për të marrë kredi nga kompania;
  5. Inicion, zhvillon dhe menaxhon marrëdhëniet me klientë të rinj dhe ekzistues;
  6. Vlerëson risqet lidhur me aplikimin për kredi duke konsideruar karakterin e klientit, stabilitetin e biznesit, aspektet sezonale dhe tregun, si dhe informacionin në sektorin përkatës;
  7. Inicion në mënyrë proaktive negociata shitjesh për të arritur objektivat e shitjes;
  8. Siguron këshillim financiar dhe shërbim klientësh cilësor;
  9. Zhvillon plane specifike për përsëritjen e biznesit me klientët ekzistues dhe ndërmerr nisma pasuese të duhura;
  10. Menaxhon marrëdhënien me klientët, duke ju dhënë zgjidhje kërkesave dhe ankesave.

Kërkesat për pozicionin:



  1. Diplomë universitare e preferueshme në Kontabilitet, Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi ose në fusha të tjera të ngjashme
  2. Eksperiencë pune e preferueshme 2 vjet në një pozicion shitje në një institucion financiar
  3. Aftësi të shkëlqyera në shitje, marketing dhe negocim.


Lutemi te dërgoni aplikimin tuaj on line duke plotësuar në linkun http://www.noa.com.al/rekrutime/ formën e aplikimit për pozicionin përkatës deri në datën 11.05.2018.

Forma e aplikimit duhet të përmbajë një letër motivimi dhe një CV. Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për një intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
 
Back
Top