• Tirane, ofroj vend pune Account Sales Representative

Eppc Albania kërkon një Account Sales Representative për klientin e saj kompani e suksesshme ndërkombëtare.

Përgjegjësitë Kryesore:


  • Analizon dhe studion potencialin e tregut me qëllim identifikimin e klientëve të rinj;
  • Mirëmban marrëdhëniet me klientët ekzistues duke ofruar suport të vazhdueshëm;
  • Inicion procesin e shitjes nëpërmjet takimeve me klientë, prezantimit të BRAND-ve të produkteve dhe shërbimeve, identifikimit të nevojave të klientëve dhe ofrimit të zgjidhjeve;
  • Negocion deri në mbyllje të kontratave me klientët;
  • Rekomandon prurjet e reja të BRAND-ve sipas trendeve të momentit, duke ofruar tek klientët një gamë të zgjeruar zgjedhjesh dhe produktesh;
  • Përgatit raporte duke përmbledhur dhe analizuar informacionin.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Diplomë Universitare;
  • Përvojë e mëparshme në shitje B2B;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi, prezantimi dhe etikë profesionale;
  • Të zotërojë MS Office, (Word-Excel-PPT);
  • Të zotërojë shumë mirë gjuhët Italiane dhe Angleze;
  • Të zotërojë leje drejtimi të klasit B dhe të ketë disponibilitet për të udhëtuar.

Të dhënat:

Pozicioni: Account Sales Representative;
Vendndodhja: Autostradë;
Orari: 40 orë;
Raporton tek: Administratori;
Pagesa: Shumë e mirë (fikse + bonuse + makinë);
Aplikimet mbyllen: 10.05.2018.


Si të aplikoni:


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail[SUP]-it[/SUP]: [COLOR=#0000ff]t[/COLOR]ianda.nano@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top