• Tirane, ofroj vend pune Ekonomik, Administrim Biznesi, Menaxhim, Marketing

ALKOS GROUP është një ndër grupet më të rëndësishme dhe potenciale të Kompanive të marketingut dhe distribucionit në Shqipëri. Ky Grup daton që prej vitit 2004, themeluar në Tiranë dhe me Zyra Qendrore të lokalizuara në një pozicion shumë strategjik industrial, në Autostradën Tiranë – Durrës, km 12.
ALKOS GROUP shpall të lirë pozicionin e punës: DREJTOR SHITJE

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE
Drejtori i Shitjeve ndihmon në planifikimi dhe zhvillimin e strategjive të shitjes dhe marketingut. Duke u fokusuar në menaxhimin e marrëdhënieve me klientin, hartimin e kontratave, si dhe ngritjen, organizimin dhe bashkëpunimin me strukturat vartëse për realizimin e shitjeve.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
Planifikimi dhe organizimi mbulimit territorial të produkteve të ofruara me klientelë dhe buxhete të synuara;
Hartimi dhe zbatimi i një strategjie të përgjithshme të shitjeve në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit duke e detajuar në plane veprimi mujore;
Planifikimi dhe ekzekutimi i marketimit të produkteve të kompanisë drejt klientelës aktuale dhe asaj të së synuar;
Rishikimi i ekzekutimit të planit të aktiviteteve për veprime korrigjuese të mundshme;
Përgatitja e planeve të veprimit dhe skeduleve për identifikimin e klientëve të rinj dhe planifikimi i mënyrës së përqasjes së kontakteve të reja;
Informimi i klientëve potencialë në lidhje me shërbimet, produktet, ofertat. Propozimi i ofertave të personalizuara për klientët;
Negocimi me klientin për termat dhe kushtet, mbyll kontratën dhe informon atë për të drejtat edhe detyrimet që lindin me nënshkrimin e kontratës. Siguron zbatimin me korrektësi të kontratës me klientin;
Përshtat produktet e kompanisë sipas ndryshimeve dhe kërkësave të tregut;
Mobilizimi dhe motivimi i Ekipit të Shitjeve në performancë të matur me intervale kohore;
Kryerja e detyrave të tjera të caktuara;
Zona e operimit: Tiranë, Shqipëri

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e lartë në profilin Ekonomik, Administrim biznes, Menaxhim ose në fusha të ngjashme;
Eksperiencë Pune mbi 3 vjet në këtë pozicion. Kandidati duhet të ketë eksperiencë paraprake me ngritjen, drejtimin dhe organizimin e një ekipi që marketon dhe shet produkte.
Njohje të mira në Marketing dhe të parimeve të reklamimeve, duke përfshirë sektorin e marketingut, rritjen e ofertës së produkteve, përfitimet nga shitjet;
Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje;
Aftësi të shkëlqyera në komunikim si verbalisht ashtu edhe në të shkruar;
I aftë që të jetë i suksesshëm dhe të shfaq përvojën e vetë në menaxhim lidhur me klientët dhe kontratat e rëndësishme;
Aftesi te mira negociuese në mbyllje kontratash;
I orientuar, me fokus të qartë dhe cilësi të larta drejtuese;
I matur, i besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me ekzekutivët e Kompanisë;
Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të bëhet pjesë e grupit;
Kusht: Njohja dhe përdorimi i gjuhës angleze në nivel të avancuar;
Njohuri në nivel të avancuar të programevë Microsoft Office dhe FINANCA 5;
Leje drejtimi;


Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën o.cela@alkosgroup.al
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Aplikimet mbyllen më 30 Prill 2018

*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”





Cel. : +355 69 70 53 354
 


Apply WhatsApp
Back
Top