Tirane, ofroj vend pune Brand Manager
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpermjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punes vlerat më të mira profesionale.Jeni individe në kerkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të sukseshme që operon në Tiranë në fushën e organizimit të Eventeve, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:
BRAND MANAGER
FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVEMenaxheri i Brandit ndihmon në planifikimi dhe zhvillimin e strategjive të shitjes dhe marketingut, hartimin e plan buxhetit, menaxhimin e marrëdhënieve me klientin, hartimin kontratash, si dhe bashkëpunimin me strukturat vartëse për realizimin e shitjeve. DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË - Hartimi dhe implementimi i strategjisë së përgjithshme të shitjeve në përputhje me strategjinë dhe objektivat e brandit duke e detajuar në plane veprimi mujore;
- Monitorimi i një plani vjetor të shitjeve duke detajuar aktivitetet e vitit që përkojnë me objektivat e miratuara të biznesit;
- Drejton grupin në realizimin e objektivave;
- Përfaqësimi i kompanise në evente dhe media të ndryshme;
- Përgatit analiza të tregut, të konkurrencës, të cmimeve, të kënaqësisë së klientit, të elementeve publicitare dhe ia prezanton ato Bordit;
- Përgatit plan media- për të marketuar sa më shumë brandin e kompanisë; Zhvillimin dhe përmiresimin e njohjes së Brand-it;
- Rishikimi i ekzekutimit të planit të aktivitetit për veprime proaktive dhe korrigjuese të mundshme;
- Organizimi i promocioneve të vazhdueshme si element taktike për të rritur shitjet; organizimi i aktiviteteve sezonale për të rritur shitjet;
- Krijon sherbime dhe paketa te reja;
- Udhëheq kërkime në treg për të identifikuar kërkesat e tregut aktual dhe në të ardhmen;
- Informon klientët potencialë në lidhje me shërbimet, produktet, ofertat. Propozon oferta të personalizuara për klientët;
- Përgatit plane veprimi dhe skedule për të identifikuar klientë të rinj dhe planifikon mënyren e përqasjes së kontakteve të reja. Paraprakisht analizon potencialin e tyre blerës;
- Negocion me klientin për termat dhe kushtet, mbyll kontratën dhe informon atë për të drejtat edhe detyrimet që lindin me nënshkrimin e kontratës. Siguron zbatimin me korrektësi të kontratës me klientin;
- Ndan detyrat dhe përgjegjesitë për stafin në varësi edhe kontrollon zbatimin e detyrave në afat shkurter dhe afat vjetor;
- Ndjek dhe drejton zhvillimin e stafit, iu komunikon për pritshmeritë e kompanisë;
- Bën takime të rregullta periodike, për ecurinë dhe problematikat e shitjeve dhe strategjitë e marketingut;
- Raporton periodikisht, potencialet për produkte dhe shërbime të reja, zhvillime specifike, informacione të mbledhura në terren, aktivitetet e konkurencës etj;
- Rifreskimi i database së klientit;
- Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje: ai/ajo duhet të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim si gojarisht dhe nëpërmjet telefonit, me palët e interesuara dhe me të gjithë operatorët e tjerë.
- I aftë që të jetë i suksesshëm dhe të shfaq përvojën e vetë në menaxhim lidhur me klientët dhe kontratat e rëndësishme;
- I orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe të jetë familjar me biznesin;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të bëhet pjesë e grupit;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Njohuri shumë të mira të programevë të paketës Office;
Apply WhatsApp