• Tirane, ofroj vend pune INXHINIER NDERTIMI

hoqeria "Kevin Konstruksion" Sh.p.k me objekt veprimtarie te saj "Ndertim, rikonstruksion ndertesash civile, industriale etj" kerkon te punesoj prane kompaise se saj 1 (nje) Inxhinier Ndertimi.

Inxhinier Ndertimi – është përgjegjës per manaxhimin e procesit te prokurimeve dhe zbatimit te projektit, ka njohuri të detajuara në lidhje me materialet, pajisjet dhe sistemet. Pjesë integrale e ekipit të prokurimit për tendera dhe projekte, për vlerësimin teknik të projektit dhe për sigurimin e ofertës më të mirë financiare dhe teknike. Ndjek projektin ne terren dhe siguron mbarevajtjen e tij.
Detyrat
1. Menaxhim i marrëdhënieve me furnitoret për prokurimet e kompanisë.
2. Vleresim dhe suport teknik gjate procesit te prokurimit permes zbjjerthimit teknik të vizatimeve e relacioneve të projektit për cdo material dhe sistem.
3. Analizim i dokumentacionit të furnitoreve aktual dhe potencial si psh skedat teknike, certifikatat, testet per te evidentuar konformitetin e tyre.
4. Pune ne ekip për të realizuar me sukses ekzekutimin e një projekti.
5. Analize kostosh per blerjet e mundeshme (per projekt/tender). Rekomandime për zevendesim produkti apo furnitori.
6. Orientimi drejt optimizimit dhe kursimit te kostos për kompaninë.
7. Menaxhimi i prioriteteve të shumta njekohesisht.

Perben avantazh njohurite per detyrat si me poshte:
1. Të analizoj të dhenat teknike dhe kerkesat e pergjithshme dhe të vecanta të cdo tenderi/projekti per te evidentuar dhe qartesuar të dhënat.
2. Hartimi i dokumentacionit teknik dhe ligjor të nevojshem për pjesemarrje në tender sipas legjislacionit perkatës.
Kualifikimet / Kërkesat
• Arsim i larte Diplome nivel Master ne Fakultetin e Inxhinierise Dega Ndertim.
• Eksperienca 3-5 vjecare në kete fushe.
• Mosha mbi 35 vjec.
• Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe italiane.
• Njohuri kompjuterike të Programeve: MS Office-Financiare/Autocad.

Aftësi dhe Cilësi
• Të njohë shumë mirë programet bazë të kompjuterit.
• Të njohë mirë gjuhën angleze dhe italiane.
• Të ketë aftesi shumë të mira menaxhuese.
• Të ketë aftesi shumë të mira komunikuese.
• Të jetë i aftë per të punuar në grup.


Kevin Konstruksion Sh.p.k

email; kevinconstruksion@gmail.com
 


Apply
Back
Top