• Dhërmi, ofroj vend pune Kuzhinier/e

Dhermi - Palase
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Kuzhinier/e & ndihmes
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience


Për klientin tonë, një nga hotelet më të vlerësuara për shërbimin cilësor që ofron dhe me kuzhinë të orientuar kryesisht drejt kuzhinës tradicionale shqiptare dhe mesdhetare po kërkojmë: KUZHINIER/E

OFERTË PUNËSIMI SEZONAL NË DHËRMI

Ne po kërkojmë një Kuzhinier/e të shkëlqyer, të aftë të përgatisë vakte cilësore sipas menusë dhe që do të kënaqin klientët me shijen dhe kohën e duhur të përgatitjes dhe shërbimit.
Duhet të jeni të shkathët në kuzhinë dhe të jeni i prirur të kryeni disa detyra në të njëjtën kohë. Eksperienca në përdorimin e ushqimeve dhe teknikave të ndryshme është gjithashtu me rëndësi. Qëllimi është ruajta dhe rritja e reputacionit tonë në mënyrë që klientët e hotelit të jenë gjithmonë të kënaqur.

Përshkrimi i detyrave kryesore të punës


  • Garanton një përdorim të duhur dhe të sigurtë të pajisjeve dhe makinerive sipas proçedurave të hotelit.
  • Përgatit përbërësit për gatim (pastrimin dhe prerjen e perimeve, prerja e mishit etj.)
  • Gatuan dhe kontrollon ushqimin gjatë proçesit të gatimit.
  • Garanton prezantim të shkëlqyer të ushqimit si dhe rregullon pjatat para servirjes.
  • Mban ambientin e kuzhinës të pastër dhe mirëorganizuar në përputhje me standartet e hotelit.
  • Garanton ruajten e sigurtë të ushqimit si dhe kontrollon cilësinë e ushqimit.
  • Monitoron rezervat dhe kryen porosinë e ushqimeve që duhen në kuzhinë.

Kriteret e përgjithshme


  • Eksperiencë pune si kuzhinier/e
  • Eksperiencë në gatimin e të gjitha llojeve të perimeve, peshqve dhe mishrave, përgatitjen e salcave si dhe në përdorimin e llojeve të ndryshme të thikave.
  • Njohuri në përdorimin e metodave dhe proçedurave të ndryshme të gatimit(grill, pjekje, zierje etj.)
  • Aftësi për të punuar në grup
  • Aftësi shumë të mira komunikuese
  • Të ketë ndjekur arsimin e mesëm profesional në fushën e kuzhinës dhe turizmit, apo të ketë kualifikime të ndryshme në fushën e kuzhinës
  • Të keni njohuri të kuzhinës tradicionale shqiptare dhe mesdhetare, kryesisht kuzhinës italiane.
  • Të keni interes për të jetuar dhe punuar në Dhërmi gjatë periudhës Maj – Shtator 2018.

Paketa e punësimit përfshin:

Paga bazë + siguracione +përqindje
Akomodim
Ushqim gjatë orarit të punës
Kontratë pune sipas legjislacionit Shqiptar të punës

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, mund të dërgoni CV-në tuaj në adresën e-mail: jhasa@albaconsul.com, duke specifikuar pozicionin “Kuzhinier në Dhërmi”, brenda datës 15 Prill 2018.
Intervistat e punës me kandidatët e përzgjedhur do të zhvillohen pranë zyrave tona në Tiranë me punëdhënësin. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistën e punës.

ALBA CONSULTING - HR ELITE “Rrisim potencialin tuaj”
 


Apply WhatsApp
Back
Top