• Tirane, ofroj vend pune KASIER

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shitese | Kasiere
Gjuha
POZICIONI I PUNËS: Kasier

Kasierimerret me pritjen e klientit duke dhëne informacione lidhur me shërbimet e ndryshme.
Ai punon në kasë për regjistrimin e të ardhurave, të çmimeve, apo shërbimeve të tjera duke i dhëne klientit faturën përkatëse.
Ai dorëzon faturat dhe kryen marrjen e pagesave për mallra në market.

Detyrat kryesore të KASIERIT janë:

· Kryen parapërgatitjen për fillimin e punës duke sistemuar dhe pastruar vendin e punës
para fillimi të punës;
· Sistemon produktet dhe mallrat që ka në përgjegjësi;
· Gjatë orarit të punës duhet të jetë gjithmonë i veshur me uniformën e kompanisë;
· Pret klientët në njësinë e vetë të shërbimit;
· Pranon dhe verifikon paratë e paguara, çekun ose pagesat me karta krediti në në njësinë e tij;
· Bën numërimin dhe regjistrimin parave të marra ose të paguara;
· Kujdeset dhe përgjigjet për gjendjen e cash-it në kasë;
· Ndihmon në sistemimin e produkteve në rafte sa here që është i lire;
· Informohet në mënyrë të vazhdueshme për gamën e produkteve dhe vendodhjen e tyre në market për të qënë e gatshme të informojë klientët në cdo kohë;
· Jep informacione lidhur me shërbimet e ndryshme që kryhen në njësinë e tij;
· Përdor pamflete, broshura dhe forma të tjera informative në shërbim të klientëve;
· Bën bilance ditore, mujore, vjetore të punës së kryer në njësinë e vet të shërbimit;
· Kryen shërbime të tjera ndaj klientit (vendosjen e mallrave në qese).
· Zbaton rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.


Aftësitë e kërkuara:

· Aftësi të mira ndërveprimi në shitje;
· Aftësi të shkëlqyera në komunikim, të shkruar po ashtu dhe nëpërmjet telefonit, me klientët, eprorët dhe kolegët;
· Aftësi shumë të mira në menaxhimin e kohës;
· Aftësi shumë të mira organizuese;
· Njohuri të mira të programevë të paketës Office;
· Të ketë përfunduara arsimin e detyrueshëm ose një shkolle profesionale në këtë fushë (ekonomike);
· Të jetë mbi 18 vjeç;

Per te aplikuar per kete pozicion duhet te dergoni nje Cv ne adresen: info@ecomarket-al.com
duke specifikuar pozicionin qe ju po aplikoni.


Ecomarket ju njofton se te gjitha aplikimet do te trajtohen ne menyre konfidenciale sipas ligjit Nr. 9887 per " Mbrojtjen e te dhenave Personale".

Vetem kandidatet qe do te perzgjidhen per kete pozicion do te njoftohen.
 


Apply
Back
Top