• Tirane, ofroj vend pune Teknik ndertimi ne zbatim

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Teknik
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania “NTP Eurokos-Dega ne Shqiperi” e cila operon ne fushen e ndertimit te Infrastruktures Rrugore, ofron mundësi punësimi në pozicionin:

Teknik Ndertimi ne zbatim.

PERGJEGJESITE:
• Ndjek nga afer ecurine e vazhdueshme te punes ne objekt gjate te gjitha fazave si; germimi, lidhja e hekurit, betonimi, etj;
• Lexon dhe kontrollon zbatimin e projektit ne perputhje me kushtet teknike te zbatimit (KTZ) dhe per te qene i azhornuar gjithmone mbi te;
• Informon inxhinierin e kantierit per ecurine e punes, per problematikat e dites, difektet qe mund te dalloje si dhe jep mendim per permiresime;
• Koordinon punen me inxhinierin e kantierit ne fronte te ndryshme pune ne kantier per te garantuar vazhdimesine e punimeve;
• Koordinon me inxhinierin e kantierit per te percaktuar prioritetet e dites si dhe ndan detyrat per punetoret;
• Implementon kerkesat dhe direktivat e inxhinierit;
• Kontrollon per mosabuzim te materialeve, sasine qe vjen dhe vendosjen e tyre;
• Garanton vazhdimesine e punes edhe ne mungese te inxhinierit;
• Asiston vazhdimisht inxhinierin si ne zyre edhe ne terren
• Ndan detyrat per punetoret dhe ndjek ecurine e tyre gjate kohes se punes ;
• Pune te tjera te caktuara;

KERKESAT:
• Te kete mbaruar shkollen e mesme, ndertim (Teknikum).
• Te dije te lexoje projektet, te njohe dhe zbatoje KTZ.
• Te kete eksperience ne zbatim punimesh, minimalisht 10 vjet.
• Kompetenca teknike te lidhura me punen.
• Aftesi te mira ne kontroll, organizim, raportim.
• Te kete deshire per te te implementuar gjera te reja.
• Komunikues i mire, me shkrim dhe verbal.
• Fleksibel per te punuar dhe me ore te zgjatura.
• Njohuri te mira ne paketen Office perbejne avantazh.


Te interesuarit te dorezojne cv prane: infoal@eurokos.net

Informohuni se vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 31 Mars 2018.

Cel. : 0689018658
 


Apply WhatsApp
Back
Top