• Tirane, ofroj vend pune Jurist i Shoqërisë pranë Shoqërisë FAF sh.a.,

Njoftim për vend të lirë pune
”Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit - FAF”sh.a., kërkon të punësojë:
Jurist i Shoqërisë pranë Shoqërisë FAF sh.a., Tiranë

Detyrat e përgjithshme


Juristi i shoqërisë është Përfaqësuesi Ligjor i shoqërise ‘FaF-sha’ në raport me palët e treta dhe është përgjegjës për trajtimin e të gjitha çështjeve ligjore dhe nënligjore me te trete.
Është përgjegjës për të gjitha veprimet dhe detyrat juridike të cilat kryen në funksion të Shoqërisë si dhe eshtë garantuesi i pajtueshmërisë ligjore për operacionet e autorizuara te stafit te FAF-sha.
Ai/Ajo mbikëqyrë mbarëvajtjen e akteve ligjore dhe nënligjore në funksion të strukturave të shoqërise.

Kualifikime dhe eksperienca te preferuara



  • Të jetë diplomuar në bachelor/master në fushën e Drejtësisë.
  • Preferohet të ketë eksperiencë mbi 2 (dy) vjet në institucionet financiare bankë/jobankë.
  • Të ketë njohuri të legjislacionit shqiptar mbi:
- Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë

  • Ligjin për tregtarët dhe shoqëritë tregtare, nr.9901, datë 14.04.2008
  • Kodin Civil
  • Kodin Penal
  • Kodin e Procedures Civile
  • Legjislacioni për shërbimin përmbarimor
  • Rregulloret e Bankës së Shqipërisë, mbi institucionet financiare jobankë
  • Akte të tjera ligjore dhe nënligjore

  • Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve bazë të kompjuterit.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi me shkrim dhe prezantimi

Personat e interesuar duhet të sjellin në adresën Rr.“Dervish Hima”, nr.4, Tiranë Brenda dates 28.02.2018 dokumentacionin e poshtë cituar:

  1. Kërkesë për t’u punësuar pranë Shoqërisë Financiare të Zhvillimit – FAF sh.a.
  2. CV dhe dokumenta të tjera mbështetese mbi kualifikimin profesional
  3. Diplomën dhe Listën e notave ( të noterizuara)
  4. Dokument identiteti.
  5. Dokumentin që vërteton punën e kryer më parë (librezë pune, vërtetim nga punëdhenësi)
  6. Dëshmi penaliteti, Vërtetim Gjykate, Vërtetim nga Prokuroria
  7. Raport Mjeko-Ligjor
  8. Letër reference

Fazat e perzgjedhjes do te jene si me poshte:

  1. Perzgjedhja e CV
  2. Interviste me goje
  3. Testim me shkrim.

Vetëm personat e zgjedhur për intervistë do të njoftohen
 


Apply
Back
Top