• Tirane, ofroj vend pune Drejtor i Departamentit të Kredisë dhe Menaxhimit të Portofolit

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
Njoftim për vend të lirë pune
”Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit - FAF”sh.a., kërkon të punësojë:
Drejtor i Departamentit të Kredisë dhe Menaxhimit të Portofolit, pranë Shoqërisë FAF sh.a., Tiranë

Detyrat e përgjithshme

Drejtori i Departamentit të Kredisë dhe Menaxhimit të Portofolit është përgjegjës për mbështetjen, drejtimin, informacionin, politikat dhe procedurat e kredisë me qëllim që të sigurojë cilësinë e përgjithshme të portofolit të kredisë së FAF sh.a.
Drejtori i Departamentit të Kredisë dhe Menaxhimit të Portofolit në përgjegjësinë e tij përfshin administrimin e kredisë, punën për arkëtimin dhe trajtimin e kredive, plotësimin e nevojave për kredi të klientëve të FAFsh.a..
Në të njëjtën kohë, ai/ajo është i përkushtuar vazhdimisht për minimizimin e rrezikut të kredisë, për cilësinë e kredive dhe për zhvillim e arritjen e qëllimeve dhe objektivave të përcaktuara në planin vjetor operativ të Departamentit.
Ai/ajo analizon rezultatet financiare ,(ne menyre të veçantë përpikat kryesore të rrezikut ,duke perfshire te ardhurat dhe writeoff-et) dhe raportet qe tregojne mbi efektivitetin ose jo te ketyre rezultateve.

Kualifikime dhe eksperienca te Preferuara

1-Drejtori i Departamentit të Kredisë dhe Menaxhimit të Portofolit duhet të ketë një Diplomë Master në Ekonomi,Kontabilitet, Financë dhe/ose fusha të ngjashme.
2-Përvojë pune të verifikueshme ne Administrim Kredish .
3-Njohuri të programeve bazë te Office-s , Excel,Word, Power Point dhe sisteme informatike per Banke ose institucione mikrofinance (jo banke)
4-Nivel komunikimi të përshtatshëm me gojë dhe me shkrim të Anglishtes së biznesit (ose gjuhë të tjera të vendeve të BE)
5-Njohuri të përgjithshme të procedurave administrative/zyrtare dhe të sistemeve elektronike.
6-Njohuri te mira mbi legjislacionin Bankar dhe institucionet e Mikrofinances (Rregulloret e Bankes se Shqiperise per institucionet e Mikrofinances)
7-Perbejne prioritet kualifikimet ne fushen e sistemit Bankar dhe te Mikrofinances (vertetuar me certifikatat perkatese)

Personat e interesuar duhet të sjellin në adresën Rr.“Dervish Hima”, nr.4, Tiranë brenda dates 28.02.2018 dokumentacionin e poshtë cituar:

  1. Kërkesë për t’u punësuar pranë Shoqërisë Financiare të Zhvillimit – FAF sh.a.
  2. CV dhe dokumenta të tjera mbështetese mbi kualifikimin profesional
  3. Diplomën dhe Listën e notave ( të noterizuara)
  4. Dokument identiteti.
  5. Dokumentin që vërteton punën e kryer më parë (librezë pune, vërtetim nga punëdhenësi)
  6. Dëshmi penaliteti, Vërtetim Gjykate, Vërtetim nga Prokuroria
  7. Raport Mjeko-Ligjor
  8. Letër reference

Fazat e perzgjedhjes do te jene si me poshte:

  1. Perzgjedhja e CV
  2. Interviste me goje
  3. Testim me shkrim.
  4. Vetëm personat e zgjedhur për intervistë do të njoftohen.
 


Apply
Back
Top