• Tirane, ofroj vend pune Gazetar/e web-i

Portali i lajmeve www.lajm-shqip është në kërkim të një gazetari/eje web-i

Detyrat dhe përgjegjësitë:

– Të jetë gjithmonë në ndjekje të kronikave dhe ngjarjeve të fundit në vend;
– Të përgatisë lajme rreth zhvillimeve aktuale në vend dhe në botë;
– Të planifikojë, grumbullojë dhe përpunojë informacionin rreth eventeve të ndryshme sociale, kulturore, politike që janë me interes për lexuesit;
– Të realizojë publikimin e lajmeve online në web, në mënyrë periodike, çdo ditë;

Aftësitë e kërkuara:

– Të ketë mbaruar studimet në degët Gazetari, Shkenca Komunikimi, Marrëdhënie me Publikun, Gjuhë-Letërsi ose Teknologji Informacioni;
– Të ketë aftësi të mira organizative dhe pune në grup;
– Të jetë i komunikueshëm, metodik dhe i organizuar;
– Ndershmëri dhe integritet;
– Shumë i besueshëm, etik dhe diskret.

Avantazh do të kenë aplikantët që:


– Kanë mbaruar studimet me mesatare mbi 8.
– Kanë njohuri mbi rrjetet sociale dhe marketingun online

Dokumentat e nevojshme për të aplikuar:

– CV me foto
– Letër motivimi
– Diplomë dhe listë notash

Mirëpresim aplikimet tuaja në: redaksia@lajm-shqip.com
 


Apply
Back
Top