• Tirane, ofroj vend pune Jurist i Shoqërisë pranë Shoqërisë FAF sh.a., Tiranë

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Jura | Drejtesi
Gjuha
Njoftim për vend të lirë pune
”Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit - FAF”sh.a., kërkon të punësojë:
Jurist i Shoqërisë pranë Shoqërisë FAF sh.a., Tiranë
Detyrat e përgjithshme


  1. Juristi i Shoqërisë është përgjegjës për trajtimin e të gjitha çështjeve ligjore që nuk kanë të bëjnë me ekzekutimin e titujve ekzekutiv dhe me nxjerrjen e urdhrave ekzekutiv.
  2. Juristi i Shoqërisë është përgjegjësi i rreziqeve ligjore të hasura nga strukturat e FAF sh.a.
  3. Ai/ajo është anëtar i rëndësishëm i drejtimit të personelit, që vepron dhe këshillon ekipin drejtues te institucionit të angazhuar për suksesin e FAF sh.a.
  4. Ai/ajo është garantuesi ligjor i pajtueshmërisë për operacionet e autorizuara dhe për standardet e kërkuara të etikës së sjelljes së strukturave, të degëve dhe të anëtarëve të stafit të FAF sh.a.
  5. Ai/ajo përgjigjet që strukturat e FAF sh.a. të ndjekin procedurat e vendosura dhe detyra te caktuara konform kërkesave rregullative dhe udhëzimeve operative, duke ofruar kapacitetet profesionale të mjaftueshme për të kontrolluar.
  6. Juristi i Shoqërisë shqyrton, jep preferencë ligjore dhe konsulencë për procesin administrativ të FAF sh.a.
  7. Ai/ajo ofron mendime, komente dhe rekomandime për kuadrin rregullator, për manualet e rregulloret, si dhe për rregulla të tjera administrative të miratuara nga Administratori dhe/ose nga Këshilli Mbikëqyrës i FAF sh.a
  8. Ai/ajo merret me shqetësimet komplekse ligjore dhe imponon njëtrajtëshmëri me kërkesat Ligjore dhe me parimet organizative.
  9. Ai/ajo konfirmon përputhjen ligjore dhe administrative të dokumenteve të përgatitura dhe të nënshkruara në emër të FAF sh.a. Juristi i Shoqërisë jep këshilla ligjore për çdo rast kur është e domosdoshme dhe/ose kur kërkohet.
  10. Ai/ajo përfaqëson FAF-sh.a në seancat gjyqësore, kundrejt autorizimit të lëshuar nga administratori.
  11. Ai/ajo garanton korrektësi në procesin e punësimit/rekrutimit, të trajnimit dhe të vlerësimit të punës, të kënaqësisë së punës për personelin e punësuar, për aftësitë e duhura në të gjitha nivelet, qoftë në Departamente po ashtu edhe në degët e FAF-sha.


Kualifikimi dhe eksperienca

  • Të jetë diplomuar në bachelor/master në fushën e Drejtësisë.
  • Preferohet të ketë eksperiencë mbi 5 (pesë) vjet në institucionet financiare bankë/jobankë.
  • Të ketë njohuri të legjislacionit shqiptar mbi:
- Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë

  • Ligjin për tregtarët dhe shoqëritë tregtare, nr.9901, datë 14.04.2008
  • Kodin Civil
  • Kodin Penal
  • Kodin e Procedures Civile
  • Legjislacioni për shërbimin përmbarimor
  • Rregulloret e Bankës së Shqipërisë, mbi institucionet financiare jobankë
  • Akte të tjera ligjore dhe nënligjore

  • Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve bazë të kompjuterit.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi me shkrim dhe prezantimi

Personat e interesuar duhet të sjellin në adresën tonë Rr.“Dervish Hima”, nr.4, Tiranë, dokumentacionin e poshtë cituar:

1. Kërkesë për t’u punësuar pranë Shoqërisë Financiare të Zhvillimit – FAF sh.a.

  1. CV dhe dokumenta të tjera mbështetese mbi kualifikimin profesional
  2. Diplomën dhe Listën e notave ( të noterizuara)
  3. Dokument identiteti.
  4. Dokumentin që vërteton punën e kryer më parë (librezë pune, vërtetim nga punëdhenësi)
  5. Dëshmi penaliteti, Vërtetim Gjykate, Vërtetim nga Prokuroria
  6. Raport Mjeko-Ligjor
  7. Letër reference
Vetëm personat e zgjedhur për intervistë do të njoftohen.
 


Apply
Back
Top