• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier QA

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Balkan Finance Investment Group ështënjë ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dherajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme,shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapësirave tregtareapo industriale, të Kompanisë.
Kompania ManeTCI ështëlider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dherajon. E themeluar në vitin 2001, “Mane TCI” është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: qendra tregtare, godina rezidenciale, qendra sociale dhe kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni:Inxhinier QA
Departamenti:Teknik
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:

Inxhinieri i kontrollit të cilësisë kontrollon, ndihmondhe informon PM dhe DT për ndjekjen e procedurave me nënkontraktorët, ndjek procesin e testeve laboratorike për kampionë të ndryshëm materialesh, koordinon formulimin, monitorimin dhe implementimin e politikës së Shëndetit dhe Sigurisëtë kompanisë.
Të sigurohet se kompania përmbush kërkesat ligjore dhe kërkesat e derivuara nga procedurat e sigurimit teknik.

Detyra dhe Përgjegjësi :

  • Përgatit manualin e menaxhimit të cilësisë ISO 9001 për kompaninë, dhe mbikëqyr të gjitha amendimet dhe ndryshimet e tij.
  • Bashkëvepron me stafin për realizimin, negociminin dhe akordimin e formateve të inspektimit të punimeve.
  • Propozon dhe udhëzon përmirësimin e procedurave me qëllim rritjen e eficiencës së punës së drejtorisë, Identifikon risqet kryesore në realizimin e objektivave strategjike të drejtorisë dhe i raporton ato tek drejtuesi i departamentit.
  • Asiston në përgatitjen e dokumentacionit ligjor për dorëzimin e projektit.
  • Përgatit dokumentacionin e cilësisë përpara fillimit të çdo projekti.
  • Është përgjegjës për kontrollin dhe shpërndarjen e gjithë dokumentacionit të cilësisë.
  • Monitorimin e të gjithë aktiviteteve të cilësisë në projekt.
  • Përgjegjës për rishikimin e kontratave në çështje që lidhen me cilësinë.
  • Bashkëvepron me Departamentin e Prokurimeve për aprovimin e materialeve për Klientin.
  • Kryen të gjitha auditet e brendshme dhe të jashtme për interes të bordit drejtues (menaxherial).
  • Verifikon që kërkesat e cilësisë i janë komunikuar furnitorëve dhe bashkëpunëtoreve.
  • Merr pjese në mbledhjet e cilësisë që organizojnë klientët.
  • Rishikon kualifikimet dhe trajnimet e personelit
  • Koordinon aktivitetet e Kontrollit dhe Sigurimit te Cilësisë me Oficerët e Cilësisë
  • Monitoron raportimet e statistikave
  • Menaxhon dhe mbyll ankimimet e Klientëve kundrejt produktit
  • Kontrollon të gjithë dokumentacionin përmbyllës së projektit
  • Koordinon me Departamentin e Projektimit për zgjidhje të çështjeve teknike
  • Koordinon me Bordin Manaxherial për përmirësimin e cilësisë
  • Prodhon Raporte jo Konformiteti
  • Ndjek Raportet e jo Konformitetit
  • Monitoron dhe bashkëvepron me Oficerët e Cilësisë
  • Supervizimin, monitorimin dhe ndjekjen e testimeve
  • Bashkëvepron me laboratorë të akredituar për realizimin e testimeve
  • Përzgjedh drejtpërdrejtë për përmbushjen e pozicioneve vakante, stafin e klasifikuar apo propozon largimin e tyre nga puna.
  • Identifikon nevojat për trajnimin e stafit të varësisë dhe bën propozimet përkatëse;
  • Raporton në mënyrë periodike tek Drejtori i Ekzekutiv i kompanise sipas kërkesës së këtij të fundit.
  • Këshillon në mënyrë të drejtpërdrejtë Drejtorin Teknik, lidhur me ndërmarrjen e nismave të ndryshme.


Edukimi: Të zotëroj diplomë Universiteti në Inxhinieri Ndërtimi.

Eksperiencat e punës:

Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 10 vjet

Kualifikime të tjera:

· Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencate biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike.
· Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat,komunikim i shkëlqyer verbal dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj.
·
Principet dhe praktikat në përdorimin e programevekompjuterike (CAD, EXCEL, MS-PROJECT (ose PRIMAVERA) etj.)
· Njohje shumë e mirë e standardevetë sigurisë dhe shëndetit në punë

Aftësi të tjera:

· Eksperiencë pune ne pozicione të ngjashme.
· Vendimmarrës dhe me personalitet të fortë.
· Aftësi për të punuar në skuadër dhe për të gjetur zgjidhje.
· Aftësi të mira komunikatavedhe ndër personalë.
· Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës.

Mënyra e aplikimit:

Tëgjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre në adresën [FONT=Gisha][B][SIZE=3][COLOR=#0000ff]Hr@manetci.al[/COLOR][/SIZE][/B][/FONT] me subjekt MTCI_0318 oseduke plotësuar Formularin e Aplikimit në faqen zyrtare të Mane TCI @ http://manetci.al/al/karriera/formular-aplikimi

Afati i dorëzimit: 15.02.2018

Vetëm kandidatet e përzgjedhur do të kontaktohen përintervistë.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitettë plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjene të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top