• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Zbatimi

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Balkan Finance Investment Group ështënjë ndër grupet private investuese mëtë mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin epasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimine hapësirave tregtare apo industriale, të Kompanisë.
Kompania ManeTCI është lider nëndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. Ethemeluar në vitin 2001, “Mane TCI” është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: qendra tregtare, godina rezidenciale,qendra sociale dhe kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni: Inxhinier Zbatimi
Departamenti:Teknik
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja ePozicionit:

Inxhinieri i Kantierit zbaton direktivat e Drejtuesit të Kantierit dhe kontrollon punimet në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe KTZ, legjislacionit të aplikueshëm në fuqi, dhe kushteve të sigurisë & shëndetit në punë.

Detyra dhe Përgjegjësi :

  • Kontrollin e punimeve në përputhje me kontratat e sipërmarrjes, projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe KTZ, dhe kushteve të sigurisë së shëndetit e jetës në punë.
  • Kontrollin e përputhshmërisë së projekteve dhe detajeve (Identifikimin e mospërputhjeve mes projekteve arkitektonik – konstruktiv – KUZ – KUB, infrastrukturë inxhinierike nëntokësore), përfshirë rishikimin e detajeve dhe dhënien e zgjidhjeve teknike për zbatim, përfshirë detajimin konstruktiv dhe arkitektonik të elementëve të ndryshëm.
  • Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit.
  • Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko ligjor në objekt, si proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj.
  • Kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në kantier, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhim QA/QC dhe HSE si dhe rregullave në fuqi.
  • Të kontrollojë firmat nënkontraktore dhe të marrë masa për të përmbushur kërkesat ligjore për sigurimin teknik në kantier.
  • Ndjekjen e cilësisë së lëndëve të para që vijnë në kantier nga furnitorët e ndryshëm.
  • Aprovimin e materialeve që implementohen në kantier.
  • Sigurimin e zbatimit të punimeve në përputhje me politiken e menaxhimit të cilësisë të kompanisë
  • Marrjen në dorëzim të punimeve të zbatimit, kryerjen e Inspektimeve të rregullta
  • Përgatitjen e snegg listave ose të punimeve me mangësi ose të papërfunduara si pjesë e procesit të kolaudimit.
  • Zbatimin me rigorozitet të kontratave të sipërmarrjes
  • Zbatimin me rigorozitet i rregullave teknike dhe kodit të veshjes.
  • Përgatitjen e dosjeve të cilësisë për materialet specifike të importit që nuk ka mundësi të analizohen në laboratorë tanë.
  • Ndjekjen e zbatimit të cilësisë në procese të ndryshme teknologjike gjatë zbatimit të punimeve.
  • Organizimin dhe Koordinimin me stafin në varësi (teknik, brigadier , hidraulik , elektricist, topograf) për punime në kantier
  • Udhëheqjen e punimeve, planifikimin e fronteve të punës për procese dhe kontraktorë të ndryshëm, koordinimin e programit të punës midis kontraktorëve, aty ku puna e tyre ndërthuret në faza të caktuara.
  • Evidentimin e nevojave për materiale, dhe mirë administrimin e tyre ,të makinerive dhe të fuqisë punëtore
  • Përgatitjen e raporteve ditore, javore me problematika dhe ecurinë përkatëse.
  • Kontrollin periodik të kostove, në përputhje me preventivin.
  • Identifikimin, planifikimin dhe llogaritjen e volumeve, për zërat e preventivit dhe zërat e punimeve të reja ose të paparashikuara në preventiv.

Edukimi: Të zotëroje diplomë universiteti nëInxhinieri Ndërtimi.

Eksperiencate punës:

Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 7 vjet.

Kualifikimetë tjera:

· Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike.
· Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi
· Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkëlqyer verbal dhe meshkrim, përgatitje raportesh etj.
· Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës.
· Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS-PROJECT(ose PRIMAVERA) etj.)

Aftësitë tjera:

·Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese
· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit europian do tëpërbënë avantazh)


Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguarCV-të e tyre në adresën [FONT=Gisha][B][SIZE=3][COLOR=#0000ff]Hr@manetci.al[/COLOR][/SIZE][/B][/FONT] mesubjekt MTCI_0218 ose duke plotësuar Formularin e Aplikimit në faqen zyrtare tëMane TCI @ http://manetci.al/al/karriera/formular-aplikimi

Afati i dorëzimit: 12.02.2018

Vetëm kandidatet e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitettë plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjene të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top