• Vlore, ofroj vend pune Drejtues Kantieri/Hoteleri, Palas, Himarë

Himare
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
Profili ikompanisë:

Balkan Finance Investment Group ështënjë ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dherajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme,shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapësirave tregtareapo industriale, industria minerare, financime dhe programe besimi përkonsumatorët. Mane TCI është pjesë e Balfin Group e specializuar nëndërtim.

Pozicioni: Drejtues Kantieri/Hoteleri
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Palas, Himarë

Përmbledhja e Pozicionit:

Drejtuesi i Kantierit është përgjegjës përzhvillimin dhe përfundimin e projektitdhe në funksion të këtij qëllimi, duhet të përmbushë përgjegjësitë dhe detyramenaxheriale, organizative , mbikëqyrëse, koordinuese , vendim -marrëse.
Menaxheri i Projektit mund të jetë përgjegjësedhe për më shumë se një projekt në të njëjtën kohë.
Drejton procesin e dokumentimit që nga marrjae projekteve, fazat e oponencës, aktet e kontrollit gjatë zbatimit ,dorëzimit të punimeve, lejes sëshfrytëzimit dhe akt kolaudimit.

Detyra dhe Përgjegjësi :

  • Përgatitja dhe menaxhimi i buxhetit të projektit
  • Menaxhimi i devijimeve në projekt
  • Menaxhimi i grafikut të punimeve dhe ndjekjen e ecurinë etij
  • Ndjek realizimin e punimeve në përputhje me standardet ekompanisë dhe KTZ
  • Kontrollon dhe miraton situacionin përmbledhës mujor
  • Miraton cost raportet mujore të projektit
  • Menaxhimi i struktures tekniko administrative tëprojektit
  • Përpilimin e pjesës teknike të kontratave të sipërmarrjesduke përfshirë standardet e ndërtimit, specifikimet, planet e projektit.
  • Përcaktimin e shtojcave të kontratës( urdhër ndryshimet)dhe sigurimin e bashkëngjitjes së tyre me kontratën
  • Monitorimin e vazhdueshëm të kontratave
  • Aprovimin e penaliteteve .
  • Punon me strukturat përkatëse për të përcaktuar dhe analizuar kostot e projektit.
  • Garantimin e zbatimit të procedurave tekniko-administrative të kompanisë
  • Siguron dokumentimin e të gjitha fazave të projektit.
  • Përgatit plane afatshkurtra në varësi të progresit të projektit.
  • Siguron që cilësia e punimeve është sipas standardeve të duhura duke mbikëqyrur dhe kontrolluar ecurinë e punimeve në të gjitha kantieret.
  • Siguron që të gjitha kërkesat dhe/ose objektivat e projektit janë të dokumentuara siç duhet.
  • Siguron që dokumentacioni i projektit të jetë i plotë dhe i përditësuar.
  • Siguron asistencë administrative dhe inxhinerike tek sipërmarrësit e ndërtimeve, të kontraktuesit, për të zgjidhur paqartësitë dhe problemet dhe siguron përfundimin e suksesshëm të projektit.
  • Përgatitjen e raporteve periodike në lidhje me ecurinë eprojekteve.
  • Përcakton nevojat për staf teknik, organizonpunën dhe miraton detyratpër stafin në varësi direkte të tij
  • Menaxhon dhe kontrollon zbatimin e detyrave.
  • Orienton vartësit në procesin e punës.
  • Jep feedback në mënyrë të vazhdueshme për ta.
  • Ndjek ecurinë dhe zhvillimin e tyre, siguron asistence teknike, monitoron progresin e punës dhebën vlerësimin e performancës

a. Edukimi:

Të zotëroje diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi.

b. Eksperiencat e punës:

Të ketë eksperiencë pune jo me pak se 8-të vjet dhe eksperiencë5 vjeçare në drejtimin e projekteve të ndërtimit.Eksperience në fushën e ndërtimit të objekteve mefunksion hoteleri përben avantazh.


c. Kualifikime të tjera:
· Të ketë njohuri në përdorimin eprogrameve kompjuterike( CAD, EXCEL, MS-PROJECT ) (ose PRIMAVERA)

d. Aftësi të tjera:
· Aftësi shumë të mira komunikimidhe aftësi ndërpersonale
· Njohuri shumë të mira të gjuhësangleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit europian do të përbënëavantazh)

Mënyra e aplikimit:

Tëgjithë të interesuarit mund te aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre në adresën [FONT=Gisha][SIZE=3][COLOR=#0000ff]Hr@manetci.al[/COLOR][/SIZE][/FONT] me subjekt MTCI_0118 oseduke plotësuar Formularin e Aplikimit në faqen zyrtare të Mane TCI @ http://manetci.al/al/karriera/formular-aplikimi


Afati I dorëzimit: 12.02.2018


Vetëm kandidatet e përzgjedhur do të kontaktohen përintervistë.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipasligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të DhënavePersonale”.
 


Apply
Back
Top