• Tirane, ofroj vend pune Manaxher i Grupit Horeca

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka te njohura ndërkombëtare si Coca-Cola, Fanta, Sprite, Schweppes, Nestea, Monster, Cappy Pulpy.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vendin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:


Menaxher i Grupit Ho.Re.Ca

Përgjegjësia e këtij pozicioni është zbatojë dhe monitorojë aktivitetet e forcës së shitjes për zonën gjeografike të caktuar në mënyrë që të arrihen objektivat e përcaktuara të shitjes në kanalin Horeca ne përputhje me objektivat e CCBS.

Detyrat kryesore:

· Përcakton objektivat vjetore, tremujore dhe mujore për çdo fushë dhe për çdo person të shitjes monitorimin e objektivave të arritjeve.
· Krijimi i planeve ditore te vizitave dhe objektivat për çdo promotor për të siguruar mbulimin e shitjes së zonës së caktuar.
· Të sigurohet që të gjithë shitësit vazhdimisht azhornojne sistemet e tyre palme me të gjitha të dhënat relevante komerciale.
· Siguron që pikat e shitjes në zonën e caktuar u janë ofruar shërbimet më të mirë nga forca e shitjes dhe tregtarët me shumicë në mënyrë që të përmbushë objektivat e biznesit.
· Raporton mbi aktivitetet e konkurrentit në mënyrë që të lejojë të menaxhimin për të identifikuar kërcënimet e biznesit dhe mundësi në drejtim të klientëve ekzistuese dhe të reja.
· Sigurohet qe Ekzekutivet e Shitjeve njohin zonën, pikat e shitjeve dhe objektivat e tyre mujore dhe tremujore për të mundesuar nje pune të kënaqshme te tyre.

Aftesite dhe kerkesat:


  • Diplome Universitare ne nje nga deget e Fakultetit Ekonomik.
  • Min 3 vjet eksperience pune ne pozicione te ngjashme.
  • Te kete aftesi te mira drejtuese, udheheqese dhe motivuese.
  • Aftesi analitike dhe kordinuese.
  • Njohuri te gjuhes Angleze ose Italiane.
  • Njohuri te programeve MSOffice, me perparesi excel.
  • Patente makine tipi B

Të interesuarit duhet të dërgojnë një email ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen: hr@cocacola.al, brënda datës 05 Shkurt 2018.

Vetëm kandidatët që plotesojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset të Barabarta.
 


Apply WhatsApp
Back
Top