• Tirane, ofroj vend pune Specialist Marketingu - TEG

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience

Profili i kompanisë: Balkan FinanceInvestment Group
është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

ACREM shpk është pjesë e Balfin Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme si dhe shërbimeve operative në to. Eshtë kompania menaxhuese e Qendrave Tregtare TEG & QTU si dhe një serie kompleksesh & rezidencash luksoze.

Pozicioni Vakant: Specialist Marketingu
Departmenti: Marketing
Vendodhja: Qendra TEG / Administrata ACREM

Përshkrimi Pozicionit të Punës

Specialisti i Marketingut në një Qendër Tregtare është personi përgjegjës që zhvillon dhe konkretizon planet marketing të qendrës në përputhje me objektivat e kompanisë si dhe monitoron implementimin e tyre. Ndjek dhe zhvillon kalendarin vjetor të marketingut për realizimin e fushatave publicitare dhe kryen një sërë detyrash me kërkesë të gjerë kreativiteti dhe objektiva të mirëpërcaktuar për të cilat kërkohet një kombinim eksperience dhe gjykim i fortë. Raporton tek menaxheri I marketingut.


Detyratdhe përgjegjësitë

- Ndjek dhe menaxhon që nga konceptimi deri në realizim, materialet publicitare përfushatat e ndryshme marketing,
- Zhvillon prezantime, mban raporte mbi ecurinëe fushatave marketing dhe zhvillimet e tregut,
- Menaxhon dhe realizon shpërndarjen e materialeve marketing sipas planit marketing,
- Organizon dhe ndjek mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara nga qendra,
- Ndjek me detaje planin e aprovuar të marketingut,
- Zhvillon dhe jep ide mbi strategjinë e marketingut,
- Monitoron website dhe online marketing, zhvillon dhe jep ide për përmirësime,
- Mban kontakte të vazhdueshme me mediat, studiot, agjencitë, furnitorët, klientët,
- Mban dokumentacionin e detajuar për cdo veprim financiar në përputhje me fushatat,
- Menaxhon promocionet në hapsirat e qendrës dhe suporton në mbarëvajtjen e tyre,
- Monitoron aktivitetin e konkurrencës.


Kërkesat e pozicionit:
a. Edukimi: - Diplomë universitare ne profilin Marketing, Administrim –Biznes, Ekonomiks
- Studimet Master- Profili Marketing dhe trajnimet në këtë fushë përbëjnë avantazh

b.
Eksperiencate punës: Jo më pak se5 vjecare në fushën e marketingut,


c. Kualifikime të tjera:
- Trajnime të ndryshme në lidhje me marketingun.
- Të ketë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze (në të folur & shkruar)
- Preferohet të zotëroje gjuhën Italiane, ose një gjuhë tjetër të BE

d. Aftësitë tjera:
- Të ketë aftësi shumë të mira të komunikimit dhe të bashkëpunimit në grup,
- Të ketë aftësi shumë të mira organizative,
- Të jetë person energjik dhe me vetëmotivim të lartë në punë,
- Të ketë iniciative për ide /risi ne fushën marketing,
- Të ketë aftësi dhe pavarësi në vendimarrje brenda kompetencave të pozicionit,
- Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale.


Mënyra e aplikimit:
Për të aplikuar në këtë pozicion vakant jeni të lutur të dërgoni CV tuaj dhe letrën e interesit në adresën email: [FONT=Gisha][I][SIZE=3][COLOR=#0563c1]hr@acrem.al[/COLOR][/SIZE][/I][/FONT] deri në dt. 06.02.2018
Ju lutem vini re se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen mekonfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi iShqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top