• Tirane, ofroj vend pune Pergjegjes i Sektorit te Kartave dhe Kanaleve Alternative

Objektivat Kyce
Zhvillon dhe manaxhon portofolin e produkteve te Kartave dhe Kanaleve Alternative (e-Banking, M-pay) me fokus ne kenaqesine e klientit dhe perfitueshmerine, ne perputhje me strategjine e bankes.

Objektivat Operacionale


Përgatitja dhe shperndarja ne kohe e raporteve statistikore qe lidhen me aktivitetet e Sektorit.

Rolet & Pergjegjesite Kryesore


  1. Analizimi i perfitueshmerise se ATM-ve,
  2. Manaxhimi i projekteve te lidhura me Kartat, ATM-te dhe Kanalet Alternative (e-Banking, M-pay),
  3. Pergatitja e raporteve te ndryshme lidhur me aktivitetet e kartave per palet e interesuara, raporte si BSH, Dashboard, QMR, PAM, PNL, dhe ndonje raporti tjeter te kerkuar nga supervizori ose departamentet e tjera,
  4. Bashkepunon me sektore te tjere brenda bankes si Marketing, Divizioni Operacional, dhe aktore te tjere te perfshire per te permiresuar funksionalitetet e produkteve ekzistuese apo per te lancuar produkte/sherbime te reja te Kartave dhe Kanaleve Alternative (e-Banking, M-pay),
  5. Monitoron cdo muaj stokun e kartave MasterCard dhe Visa prane kompanise se prodhimit/personalizimit te Kartave,
  6. Pergjegjes per te lexuar dhe per tu informuar rregullisht me te gjitha manualet e publikuara te MasterCard ose Visa, (ato qe kane te bejne me Divizionin Retail),
  7. Manaxhimi i instalimit te ATM-ve te reja ne rrjetin e SGAL (on site+off site),
  8. Te jete i informuar ne kohe per mandate-et e reja nga MasterCard dhe Visa dhe te bashkepunoje me IBFS dhe procesorin per implementimin e tyre ne kohe (ato mandate qe kane te bejne me Divizionin Retail),
  9. Perditeson aplikacionin per vendodhjen e ATM ne faqen online te MasterCard dhe Visa,
  10. Mbajtja e marredhenieve me palet e treta Visa dhe MasterCard,
  11. Pjesemarrje aktive ne zhvillimin dhe percaktimin e strategjise per produktet e Kartave dhe Kanaleve Alternative (e-Banking, M-pay) dhe politikave te bankes bazuar ne analizen e nevojave te klienteve dhe ne bashkepunim te ngushte me rrjetin e degeve, duke konsideruar gjithashtu tendencat e zhvillimit ne tregun lokal dhe konkurencen, rritjen e ardhshme ne nivel rajonal dhe brenda grupit SG,
  12. Perdorimi i studimeve mbi sjelljen e klientit dhe pritshmerite per zhvillimin e produkteve te reja te Kartave dhe Kanaleve Alternative (e-Banking, M-pay) dhe propozime te mundshme per te mbajtur ne nivelin e duhur pershtashmerine, benefitet dhe perfitueshmerine e produkteve,
  13. Zhvillimi dhe implementimi i produkteve dhe sherbimeve te reja te Kartave dhe Kanaleve Alternative (e-Banking, M-pay) duke manaxhuar te gjitha aspektet e Marketingut Mix:

  • Percaktimi I karakteristikave te produktit ne perputhje me pritshmerite e klientit,
  • Manaxhimi i projekteve, perfshire stafin e alokuar per zhvillimin dhe implementimin e produktit, si dhe kontroll aktiv mbi te gjithe procesin,
  • Percaktimi i cmimeve per produktet e reja (ne bashkepunim te ngushte me Departamentin e Finances), te pershtatshme me tregun dhe konkurencen dhe duke konsideruar perfitueshmerine e bankes,
  • Pergatitja e business cases me te gjitha parashikimet e biznesit dhe kostot e lidhura me projektin (CAPEX dhe OPEX) duke kerkuar dhe perdorur informacion nga te gjitha departamentet e perfshira ne projekt,
  • Perzgjedhja e kanaleve te duhura per shperndarjen e produktit (percaktimi i proceseve, kerkesave tekknike, trajnimet, etj. ),
  • Pergatitja e biznes planit me nje plan veprimi te detajuar dhe masat per te arritur parashikimet e biznesit dhe perputhshmerine me rrjetin e degeve,
  • Pergatitja dhe manaxhimi i dokumentacionit te produktit (i brenshem dhe i jashtem),
  • Pergatitja e dokumentave per Komitetin e Produktit te Ri (NPC).

  1. Manaxhimi i portofolit te produkteve ekzistuese te Kartave dhe Kanaleve Alternative (e-Banking, M-pay) duke konsideruar:

  • Monitorimi i arritjes se objektivave te biznesit te percaktuara ne planin e biznesit dhe rikoncilimi me rrjetin e degeve, marrja e masave perkatese per ndryshimin e produktit ne linje me planin e biznesit,
  • Perfitueshmeria e bankes nga produkti i ri,
  • Karakteristikat e produktit ne linje me pritshmerite e klienteve dhe tendencat e tregut dhe konkurences ose perditesime te nevojshme te prodiktit,
  • Perdorimi i produktit dhe analizimi i sjelljes se klientit, ndalimi I shitjes dhe mbyllja/modifikimi i produkteve jo fitimprurese dhe produkteve jo aktive.

  1. Ndjekja dhe optimizimi i te gjithe procesit te ofrimit te produktit te Kartave dhe Kanaleve Alternative (e-Banking, M-pay), finalizimi i shitjeve dhe sherbimi ndaj klientit – monitorimi i proceseve, propozimi i ndryshimeve, kordinimi i projekteve,
  2. Ndjekja aktive e kuadrit rregulator dhe aplikimi i rregullimeve te pershtashme te produktit te Kartave dhe Kanaleve Alternative (e-Banking, M-pay) ne rast ndryshimesh,
  3. Mbeshtetje per trajnimet lidhur me produktet e Kartave dhe Kanaleve Alternative (e-Banking, M-pay), (me sistemet e trajnimit, materialet, Q&A, tests, webinars, etc. ) ne bashkepunim me aktore te tjere te perfshire.

Kualifikime te Nevojshme


  1. Arsimi i larte, profili Banke apo Finance (preferohet),
  2. Eksperienca 2 deri ne 3 vjet ne biznesin e kartave,
  3. Aftesi shume te mira komunikimi me klientet dhe palet e treta,
  4. Aftesi shume te mira pune ne grup per te realizuar menaxhim sa me te mire te detyrave brenda Projekteve dhe jashte tyre,
  5. Kerkohen njohuri shume te mira te gjuhes Angleze, dhe Franceze (eshte plus),
  6. Kerkohen njohuri shume te mira ne perdorimin e kompjuterit,
  7. Kerkohen njohuri te mira ne menaxhim projektesh,
  8. Kerkohen njohuri te mira ne perdorimin e kompjuterit.

Afati i fundit për pranimin e aplikimeve: 4 Shkurt 2018.
Vetem kandidatet qe plotesojne kushtet do te kontaktohen.
Të interesuarit të aplikojne ne faqen zyrtare te Internetit te Bankes Societe Generale Albania: www.societegenerale.al
ose te aksesojne linkun https://www.societegenerale.al/al/karriera/vende-vakante/
 


Apply
Back
Top