• Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitje/Shperndarjeje

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
Kompania Ilyrian Distribution kerkon punonjes si me poshte:
AGJENT SHITJE/SHPERNDARJE

DETYRAT:
Merr porositë tek klientët ekzistues në zonë dhe promovon produktet e kompanisë dhe kryen shitje direkte për këto produkte,



  • Shpërndarja e produkteve në zonën dhe klientët përkatës,
  • Të dorezojë produktin e porositur duke kryer plotësimin e dokumenteve të nevojshëm dhe të përfundojë transaksionin sipas rregullave në fuqi,
  • Rregullon dhe organizon marrëdhëniet me pikat e shitjeve duke vizituar cdo pikë,
  • Mban kontakte të vazhdueshme me klientët në lidhje me kerkesat e tyre,
  • Kujdeset për merchandising duke vendosur materiale të ndryshme promocionale si: postera etj, për të përmbushur realizimin e aktiviteteve promocionale,
  • Rregjistron të dhënat për porositë dhe shitjet
  • Raportimi i shitjeve ditore tek supervizori perkatës,
  • Zhvillimi i games së produkteve në klientet aktual
  • Koordinimi i porosive të klienteve në bazë të një vlerësimi logjik,
  • Monitorimi i tregut në tërësi, mbledhja e informacionit dhe raportimi,
  • Të bashkëpunojë dhe të shkëmbejë informacione të vazhdueshme me Supervizorin e zonës.

KËRKESAT:

  • Arsimi i mesëm (i lartë përbën avantazh),
  • Eksperienca të ngjashme në fushën e shpërndarjes, distribucionit në tregun shqiptar,
  • Të jetë i besueshëm,
  • Të jetë korrekt dhe i disiplinuar në menaxhimin e produkteve te Kompanisë,
  • Aftësi të mira komunikuese,
  • Aftësi të mira tregtimi dhe negocimi,
  • Aftësi për të menaxhuar kohën në terren,
  • Aftësi të mira organizative në zgjidhjen e situatave të ndryshme në treg,
  • Të jetë i gatshëm të pershtatet, të marrë përgjegjësi,
  • Të jete i aftë të punojë në grup,
  • Të jetë i aftë të punojë nën presion,
  • Të jetë i aftë të zgjidh problemet personalisht,
  • Të posedojë leje drejtimi automjeti.

CV mund te dergohen ne adresen info@abt.al

ose mund te dorezohen prane zyrave tona ne adresen Rruga Brigada e VIII, Pallati teknoptojekt kati 2 (perballe juveniljes vjeter ne bllok)
 


Apply
Back
Top