• Tirane, ofroj vend pune Drejtor i Pergjithshem ne Franchise Nderkombetar te Makinave me Qera

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Log in Albania ShPK eshte krijuar ne vitin 2004 dhe operon ne nje sere fushash te ndryshme sherbimi, duke perfshire Sherbimet Doganore ne te gjithe territorin e Shqiperise; Qeradhenien e Makinave nepermjet Franchises se prestigjozit Surprice Cars, i cili na ka besuar ekskluzivitetin e perdorimit te brandit nderkombetar ne te gjithe Ballkanin; Operatorin Turistik si dhe distribucionin zyrtar te produkteve Vodafone Albania.

Burimet Njerezore te Log in Albania jane ne kerkim te kandidateve per t'ju bashkuar ekipit te saj ne pozicionin: Drejtor i Pergjithshem i Makinave me qera, Transfertave dhe turizmit!

Ky pozicion eshte kyc dhe kompleks ne hierarkine drejtuese te Kompanise dhe synon rritjen e shitjeve te Sektorit te Qeradhenies se Makinave, mbarevajtjen e veprimtarise se sherbimit ndaj klientit dhe mirembajtjen e automjeteve. Funksionalitetet e Pergjegjesit/es se Operacioneve kryhen prane Zyres se Sherbimit ndaj Klientit te Sektorit te Makinave me Qera dhe atij te Transfertave. Drejtori i Pergjithshem raporton ne linje direkte tek Administratori i Kompanise.

Detyrat/Pergjegjesite kryesore te pozicionit, por jo te limituara vetem ne to, jane:
Pergjegjes per menaxhimin e operacioneve ditore per sherbimin e makinave me qera si dhe burimeve njerezore ne varesi.
Ndjekja rigoroze e procedurave te cilesuara ne Rregulloren e Makinave me Qera te Kompanise dhe sigurimi i bashkepunimit nga vartesit lidhur me detyrimet operacionale.
Menaxhimi i flotes se makinave ne pronesi te Kompanise, nepermjet koordinimit te aktivitetit te zyres se Sherbimit ndaj Klientit dhe asaj te Mirembajtjes.
Pergjegjes per rritjen, zhvilimin dhe trajnimin e metejshem te stafit ne varesine e tij/saj lidhur me rritjen e aftesive shitese dhe kenaqesise se klientit.
Pergjegjes per planifikimin e detyrave funksionale per stafin nen varesine e tij/saj dhe shperndarjen hierarkike te tyre.
Pergjegjes per rritjen e shitjeve, rating dhe aktivitetit te qeradhenies se makinave dhe transfertave.


Kandidati ideal:
Ka eksperience ne sherbime te logjistikes.
Ka eksperience ne perpunimin e te dhenave analitike dhe krijimin e strategjitve te biznesit.
Ka eksperience ne menaxhimin e stafit nen varesine e tij/saj.
Njeh procesin e shitjes te lidhur me arritjen e Target-eve.
Eksperienca e njejte ose e ngjashme ne Menaxhim/Shitje eshte e preferueshme.
Eshte i/e afte ne menaxhimin dhe organizimin e kohes per veten dhe ekipin.
Zoteron njohuri shume te mira ne gjuhen Angleze. Njohja e gjuhes Italiane perben avantazh.
Zoteron aftesi te mira ne perdorimin e paketes Office (Work, Excel) dhe programeve kompjuterike.
Zoteron leje qarkullimi te tipit B.

Nese jeni te interesuar, ju lutem dergoni CV tuaj ne adresen office@loginalbania.al duke vendosur si subjekt "Aplikim per Pergjegjes Operacionesh".
Vetem kandidatet te cilet perzgjidhen do te kontaktohen.

Te gjitha aplikimet do te trajtohen ne konfidecialitet te plote!
 


Apply
Back
Top