• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Magazine

HISTORIKU
“Teqja Group International”, përbëhet nga një grup kompanish me experiencë të gjatë prej afro 15 vitesh, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në tregun Rajonal të cilat ofrojnë një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh që nga logjistika deri tek prodhimi i materialeve industriale.

“Teqja International” po kërkon të punësojë një punonjës në pozicionin:

Menaxher Magazine

Qëllimi i Pozicionit:
Të menaxhojë në mënyrë efektive të gjithë funksionimin e ambjenteve të magazinës. Të mbikqyri të gjithë aktivitetet e hyrjeve, daljeve, magazinimin e mallrave dhe zbatimin e procedurave.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
  • Udhëheq punën dhe punonjësit e Magazinës në përputhje me të gjitha rregullat dhe procedurat në fuqi.
  • Garanton nivel të lartë performance në Magazinë dhe përmbushje të objektivave brenda afateve të caktuara
  • Garanton përputhje me procedurat përkatëse dhe propozon ndryshime me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të tyre.
  • Mirëmban standartet e shëndetit dhe sigurisë, të higjenës dhe mbrojtjes në ambjentin e punës

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

Edukimi: Diplomë në Administrim Biznes/Financë
Eksperienca: Të ketë punuar në pozicione të ngjashme për të paktën 7 vjet. Eksperiencë në menaxhimin e njerëzve, menaxhimin e punëve dhe drejtimin e magazinës.

Aftësitë:
  • Të ketë njohuri të mira të sistemeve të integruara dhe punës në PC.
  • Duhet të ketë aftësi dhe zotësi të shkëlqyera drejtuese dhe organizuese.
  • Njohuri të procedurave të sigurisë dhe ato ligjore për marrjen dhe trajtimin e mallrave.
  • Aftësi në menaxhimn e kohës dhe zgjidhjen e krizave.
  • I aftë të flasi dhe shkruajë anglisht.
  • Aftësi të forta komunikuese, negociuese dhe aftësi të punojë nën presion.

Procedura e Aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV të detajuar tek Divizioni i Burimeve Njerëzore nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:
1. Me e-mail: burimenjerezore@megateksa.com
2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:

MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë-Durrës km 7.
Tirana, Albania
 


Apply WhatsApp
Back
Top