• Tirane, ofroj vend pune Asistente Zyre/Administratori

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie lider në fushën e tregëtimit të pllakave, parketit dhe hidrosanitareve, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

ASISTENTE ZYRE

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË


· Koordinon marrëdhëniet me jashtë;
· Ndërmjetëson me kontakte brenda dhe jashtë vendit;
· Kontrollon postën elektronike dhe telefonike;
· Ndjek me rigorozitet ecurinë e artikujve dhe porosit ato që janë në mungesë;
· Informohet vazhdimisht mbi risitë dhe kërkesat e tregut (brenda dhe jashtë vendit), dhe i përcjell ato tek administratori;
· Përgatit axhendat e takimeve dhe telefonatave;
· Raporton te administratori në mënyrë të detajuar ecurinë e punës ditore.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Shkenca Ekonomike;

Eksperiencë Pune: Të paktën dy vite eksperiencë pune si asistente personale e një administratori;

Aftësi:

· Të zotërojë shkëlqyeshëm gjuhën angleze (të shkruar dhe të folur)
· Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve kompjuterike (paketa Microsoft Office)
· Të jetë vigjilente dhe të ketë aftësi shumë të mira organizative
· Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, në të folur dhe të shkruar.

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 25 Janar 2017



-

JU MIRËPRESIM!


Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top