• Vlore, ofroj vend pune Menaxher Pojekti ne Kantier

Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

Green Coast pjesë e Balfin Group është kompani e fokusuar nëprojektimin, ndërtimin, vënien në shfrytëzim, administrimin, mirëmbajtjen, operimin e Resorteve Turistike, zhvillimit të Objekteve dhe Fshatrave Turistikedhe njësive të hotelerisë.

Pozicioni:Menaxher Projekti në Kantier
Departamenti:Teknik
Vendndodhja: Palasë/Vlorë

Përmbledhja e Pozicionit:
InxhinieriSupervizor ka për detyrë të kontrolloj punimet në përputhje me projektin,specifikimet teknike dhe KTZ, legjislacionin e aplikueshëm në fuqi, dhe kushteve të sigurisë & shëndetit në punë.

Detyra dhe Përgjegjësi :

· Të bashkëpunojë me inxhinieret konstruktorë dhe të zbatimit.
· Të kontrollojë respektimin e projekt zbatimit dhe të preventivave të objekteve.
· Të kontrollojë respektimine afateve kohore dhe buxhetit të miratuar.
· Të kontrollojë respektimin në zbatim, të normave teknike dhe ligjore në fuqi, si edhe zbatimine rregullores së brendshme të shoqërisë
· Të kontrollojë detajet gjatë ndërtimit, sipas certifikatave teknike respektive të materialeve.
· Të kontrollojëdhe certifikoje në çdo fund muaji librezat e masave, situacionet e shoqërisëdhe situacionet e kontraktorëve duke realizuar matje fizike në objekt, dhe të marrë masa korrigjuese në rast gjetje gabimesh.
· bëjë inspektime në terren për të verifikuar mbarëvajtjen e punimeve e të bëjë raportimet përkatëse.
· Të jetë prezent në fazën e identifikimit për vlerësimin teknik gjatë studimit të fizibilitetit të në nprojekteve prioritare.
· Të bëjë vizitënë terren në prezencë të projektuesit, specialistit të ambientit dhe konsulentit përpara fillimit të matjeve në terren, të japë sugjerimet përkatëse për zgjidhjen më optimale të projektit, t’i sugjerojë projektuesit detaje të përshtatshmepër një projekt të qëndrueshëm.
· Të koordinojë saktësinë e vizatimeve dhe volumet e paraqitura nga projektuesi dhe të kalojë projektin për konsultim të mëtejshëm.
· Të marrë pjesë gjatë procesit të prokurimit, shqyrtimit dhe vlerësimi të ofertave për punimete zbatimit.
· Të jetë prezentme supervizorin, dhe kontraktorin në momentin e dorëzimit të sheshit të ndërtimit, të bëjë të qartë të gjitha kërkesat e zbatimit të punimeve dhe të mbajë P-V përkatës.
· Gjatë zbatimittë punimeve të kontrollojë saktësinë e dokumentacionit të paraqitur nga kontraktori dhe volumet e situacioneve, certifikatat e cilësisë dhe analizat përkatëse dhe ti bashkëngjisë me dokumentacionin e dosjes.
· Ti kërkojë raporte punimesh supervizorit, të përgatisë dhe të paraqesë raporte javore për ecurinëe punimeve, cilësinë e tyre pranë inspektorit rajonal.
· Për çdo vizite në terren inspektori duhet të këtë me vete projektin dhe gjithë P-V e mbajtura në objekt, dhe pas kontrollit detyrimisht te mbahet P-V tip dhe te lihen shënime në ditarin e objektit.
· Të jetë aktiv në zgjidhjen e situatave të ndryshme gjatë procesit të zbatimit.
· Të marrë pjesë në marrjen e përkohshme dhe përfundimtare në dorëzim të punimeve duke bërë kontrollet paraprake dhe të kontrollojë dosjen përfundimtare të objektit. Të parapërgatisë e të ndjekë procedurën për kolaudimin e objektit.
· Të shoqërojë grupet e ndryshme të auditeve apo kontrolleve në projekt dhe të paraqesë materialet që mund të kërkohen.

Edukimi:

Diplomënë Inxhinieri Ndërtimi.

Eksperiencat e punës:

Tëpaktën 10 vjet eksperiencë si në fushën e projektimit dhe të zbatimit.

Kualifikimetë tjera:

· Të monitoroje plotësimin e dokumentacionit tekniko-ligjortë objektit në ndërtim, në dosjen përkatëse
· Të lexojë saktësisht projekt idenë dhe projekt zbatimin e hartuar nga grupi i projektimit.
· Të asistoje zgjidhjen arkitektonike në fazën e projekt-idesë.
· Të zhvilloje ide duke pasur parasysh kërkesat e tregut, mbi eficencën energjitike dhe impaktin mjedisor.
· Të hartojë raporte ose sugjerime mbi bazën e projekt-zbatimit.
· Të kontrollojë dosjen e projekt zbatimit përpara se të dërgohet për leje zhvillimi e ndërtimi, të bëjë korrigjimet përkatëse, sipas normave teknike dhe ligjore në fuqi.
· Të koordinojë zgjidhjen e detajeve arkitektonike në fazëne projekt-zbatimit dhe të bëjë korrigjimet e nevojshme.
· Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS-PROJECT (ose PRIMAVERA) etj.)

Aftësi të tjera

· Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkëlqyer verbal dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj.
· Të ketë iniciative dhefleksibilitet lidhur me orarin e punës.
· Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektues edhe komunikuese
·
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit europian do të përbënë avantazh)

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë kandidatet e interesuar janë të lutur të dorëzojnë Cv-në dhe letrën e interesit në adresën[FONT=Gisha][COLOR=#0000ff] [/COLOR][/FONT]hr@greencoast.al

Afati i dorëzimit :26 Janar 2018

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas rregullave për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Do të kontaktohenvetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë
 


Apply
Back
Top