• Tirane, ofroj vend pune Specialist/e per Marketingun dhe Shitjet Online

Log in Albania kerkon Specialist/e per Marketingun Online (M/F) Do te jete pergjegjes/e per implementimin, ekzekutimin dhe raportimin e fushatave te marketingut dixhital dhe do te bashkepunonje me partnere te brendshem e te jashtem.

Pergjegjesite kryesore, por jo te limituara:
· Krijimi, testimi dhe lancimi i fushatave te marketingut online.
· Asistence ne dizenjimin dhe ekzekutimin e programeve te reklamimit.
· Optimizimi i fushates bazuar ne KPI dhe targetet financiare.
· Përmirësimi i vazhdueshem i njesive kritike të matjes se performancës
· Rekomandimi i ideve të reja për të rritur dhe përmirësuar trafikun dhe të ardhurat e kompanise të nxitura nga kërkimet dhe analitikat konkurruese. Rekomandimi i teknikave të përmirësimit të proceseve për përmirësimin e rrjedhës së punës.
· Menaxhimi dhe përditësimi i faqes se internetit të kompanisë çdo ditë.
· Bashkëpunimi me anëtarët e tjerë të ekipit për të qenë në përputhje me strategjinë e marketingut të kompanisë.

Ne u sigurojmë punonjësve tanë një paketë bujare dhe gjithëpërfshirëse të përfitimeve, duke përfshirë:
· Sigurim shëndetsor.
· Zbritje për stafin për makina dhe pasagjerë.
· Trajnimi dhe zhvillimi i karrierës.
· Paketa e Bonusit bazuar në shitjet e realizuara.
· Një kompani të qëndrueshme me një atmosferë pune shumë të mirë.

Aftësitë / Kërkesat:
· 1+ vite eksperience ne marketing online
· Njohuri në Web design (Wordpress).
· Përvoja në fushatat e marketingut dixhital në Google AdWord.
· Njohuri në menaxhimin e Google Analytics
· Njohuri në Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint, Outlook)
· Diplomë Bachelor ose përvojë ekuivalente në Marketing

Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në office@loginalbania.al, duke vendour si subjekt "Aplikim për Specialist Marketingu".
 


Apply
Back
Top