• Tirane, ofroj vend pune Koordinator dhe Analist i te dhenave ne sistem

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, miniera, metalurgji, etj.

Elektro-Servis shpk
është një kompani e specializuar në riparimin e pajisjeve elektro-shtëpiake dhe elektronike. E themeluar prej vitit 2008 Elektro-Servis është servisi më i madh në Shqipëri dhe vendet fqinje, me të drejtat ekskluzive për market më në zë si: Samsung, LG, Sonny, Philips, Beko,Bosch etj.

Pozicioni: Koordinator & Analist I të dhënave në sistem!
Raporton: Manaxheri Operacional
Departamenti: Operacional
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhje:
Analisti i të dhënave zhvillon të dhëna në sistem duke e përditësuar atë dhe harton raporte të ndryshme në bazë të këtyre të dhënave dhe në bazë të nevojave specifike të proceseve të punës.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
· Interpreton të dhënat, analizon rezultatet duke përdorur teknika statistikore dhe siguron raportet e vazhdueshme.
. Harton dhe përditëson raporte mujore/javore/ditore.
Kontrollon saktësinë e të dhënave të një urdhëri pune, rregjistrimet dhe postimet nga ana e recepsionit dhe mbledh informacionin nga departamenti operacional.
· Ndjek proceset operacionale nëpërmjet raporteve ditore.
· Kryen Raportimet drejt Furnitorëve për Ndërrimet e produkteve të Klientëve
· Rakordon në baza ditore me funksionet e tjera të kompanisë si me Magazinën dhe me Financën.
· Azhornon sistemin në rastet e ndërrimit të produkteve dhe cdo rimbursim nga partnerët (Credit Note).
· Raporton sipas afateve gjëndjen e rasteve brenda garancie (në bazë të afateve të përcaktuara të proceseve të punës)
· Suporton në krijimin e raporteve dhe analizave mbi shërbimet e ofruara sipas nevojave të kompanisë.
· Azhornon databazën për cdo raportim të kryer.
· Kryen analiza të vazhdueshme mbi pjesët operacionale të kompanisë.
· Rakordon dhe raporton diferencat midis regjistrimeve në sistemin e kompanisë dhe regjistrimeve të produkteve në magazinë.
· Asiston ne hartimin e cdo analize informacioni të kërkuar nga koordinatorët e departamenteve, Manaxheri Operacional, CFO dhe CEO.

Edukimi:
Edukimi: Arsim të lartë (preferohen degët e Fakultetit Informatikë ose Ekonomik)

Eksperiencat e punës:
Eksperiencë pune 1- 3 vjecare!

Aftësi teknike:
Aftësi të shkëlqyera në Microsoft Office Excel.

Kualifikime dhe aftësi të tjera:
· Aftësi shumë të mira organizimi, për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete.
· Aftësi shumë të mira komunikuese dhe bashkëvepruese
· Aftësi për të punuar në grup.
· Eksperience dhe aftësi për të respektuar afatet e përcaktuara
· Njohuri në nivel të avancuar të gjuhës Angleze.

Mënyra e Aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dërgoni CV tuaj nëpërmjet e-mailit tek adresa: hr@elektroservis.al.

Afati i dorëzimit: 22 Dhjetor 2017
*
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr.9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.
 


Apply
Back
Top