• Tirane, ofroj vend pune Ekonomiste/Financiere

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience



Mega - Plast - 2L eshte nje shpk qe ushtron aktivitetin e saj ne sektorin e tregtise me shumicë dhe pakicë te artikujve industriale kryesisht te produkteve plastike dhe atyre metalike per perdorim shtepiak dhe industrial . Meqenese gama e produkteve qe importojme dhe tregetojme eshte mjaft e gjere ,per kete arsye kërkojme një Ekonomist(e)/ Financier(e) me kohe te plote.
Përgjegjësitë Kryesore:

· Përgatitja dhe sistemi i faturave të shitjes dhe faturave të shoqërimit;
· Rakordimi dhe hedhja në sistemin kontabël i të gjitha kasave ditore;
· Rakordimi ditor i librave të shitjes sipas veprimtarise se secilit agjent
· Rakordimi dhe përgatitja e faturave për kliente të ndryshëm dhe hedhja e tyre ne sistem
Te rregjistroje veprimet kontabel te aktivitetit ne baze ditore,te beje deklarimet mujore perkatese ne organet shteterore dhe te ndjeke problemet e ndryshme ne organet tatimore e ato doganore.
Te perpiloje sipas kerkeses raportet financiare mbi situaten e firmes dhe te mbylle bilancin vjetor te saj.
Tu jape ne cdo moment partnereve te firmes informacion mbi situaten financiare
Te kete njohuri dhe eksperience ne fushen e prokurimeve publike .


Kërkesat për këtë pozicion janë:
· Arsim i lartë Ekonomik (Dega Financë - Kontabilitet);
· Përvojë e mëparshme jo më pak se 3 vite në pozicione të ngjashme;
· Njohuri shumë të mira të përdorimit të programeve financiare (e detyrueshme programi Financa 5);
· Të kete njohuri te mira te gjuhes angleze;
· Të zotërojë shumë mirë paketën MS Office;
· Të jetë person i shkathët, i motivuar,korrekt ne realizimin e detyrave qe i kerkohen
· Aftësi shumë të mira organizative.

Të dhënat:
Adresa e punes:Rruga Ferit Xhajko, tek Tregu Dinamo Tiranë;
Orari: 7.00 - 15.30 , 6 dite ne jave , dita e diel pushim
Udhëtime pune: Jo;
Aplikimet mbyllen: 15.12.2017

Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe nje kopje te diplomes se universitetit në adresën e e-mail-it: megaplaast77@gmail.com .Ne se jeni te interesuar per me teper detaje rreth pozicionit te punes mund te na kontaktoni ne numrin 066 65 70 520. Ju lutem aplikoni vetem ne rast se i plotesoni te gjitha kriteret e cilesuara si me siper .
Nga ana jone do te kontaktohen vetem kandidatet te cilet pas shqyrtimit te CV i plotesojne kushtet qe kerkojme .
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe do te trajtohet në konfidencialitet të plotë.



Cel. : 066 65 70 520
 


Apply
Back
Top