• Tirane, ofroj vend pune Operator/e Lajmesh

Lajm Shqip kërkon të punësojë një operator/e lajmesh.

Detyrat dhe përgjegjesitë:– Të jetë gjithmonë në ndjekje të kronikave dhe ngjarjeve të fundit në vend
– Të përgatisë lajme dhe analiza rreth zhvillimeve aktuale në vend dhe në botë
– Të planifikojë, grumbullojë dhe përpunojë informacionin rreth eventeve të ndryshme sociale, kulturore, politike që janë me interes për lexuesit
– Të realizojë publikimin e lajmeve online dhe në rrjete sociale, në mënyrë periodike, çdo ditë
Aftësitë e kërkuara:– Të ketë mbaruar studimet në degët Shkenca Komunikimi, Marrëdhënie me Publikun ose Gazetari, Universiteti i Tiranës
– Aftësi të mira organizative dhe pune në grup
– Të jenë të komunikueshëm, metodikë dhe të organizuar
– Ndershmëri dhe integritet
– Shumë të besueshëm, etikë dhe diskretë
Avantazh do të kenë aplikantët që:– Kanë mbaruar studimet me mesatare mbi 8.
– Kanë njohuri mbi rrjetet sociale dhe marketingun online
Dokumentat e nevojshme për të aplikuar:– CV me foto
– Letër motivimi
– Diplomë dhe listë notash
Aplikimet të cilat kanë mungesë të ndonjërit prej dokumentave të mësipërm do të skualifikohen automatikisht.Mirëpresim aplikimet tuaja në: lajmshqipcontact@gmail.com
 


Apply
Back
Top