• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Marketingu

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e ndërtimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

MENAXHER MARKETINGU

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE


Menaxheri i Marketingut është përgjegjës për pozicionimin dhe perceptimin e markës së kompanisë në treg, si edhe ndihmon në planifikimim dhe zhvillimin e strategjive të marketingut dhe shitjeve.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

· Planifikimi dhe menaxhimi i buxhetit marketing;
· Analizon tregun në bashkëpunim me Menaxherët e Shitjes;
· Përgatitja e prezantimeve të kompanisë të lidhura me markën;
· Krijimi i materialeve marketing për t'u përdorur në të gjitha mediat, përfshirë mediat online, pikat e prezantimit të produkteve si residenca apo/dhe real estate;
· Ideimi dhe zbatimi i aktiviteteve marketing, si evente/festivale/panaire, duke i paraprirë me analize tregu, segmentim të audiencës/klientelës dhe marrëdhenie me publikun;
· Planifikon dhe koordinon shpërndarjen e materialeve komunikuese;
· Promovim i produkteve/shërbimeve të kompanisë në mediat sociale në baza ditore;
· Përditëson përmbajtjen e faqeve të internetit;
· Analizon performancën digitale dhe merr masa korrektuese për përmirësimin e performancës së markës;
· Siguron që të gjitha materialet e marketingut kanë një stil të pastër dhe të qëndrueshëm për mesazhin e komunikimit, duke përshirë qartësinë, strukturën, stilin, gramatikën dhe estetikën.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e lartë specializuar në Marketing, Marrëdhënie me Publikun, Shkenca Sociale ose Gazetari;

Eksperiencë Pune: Minimalisht 2 vjet experiencë pune në të njejtin profil;

Aftësi:

· Të njohë shumë mirë një gjuhë të huaj, preferohet anglisht;
· Të njohë shumë mirë programet baze Office. Avantazh njohja e programeve profesionale;
· Të ketë experiencë në realizimin e strategjive marketing;
· Të jetë i/e besueshëm.
· Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të jetë i/e aftë të punojë në grup;
· Të ketë aftësi menaxhuese e vendimmarrëse;
· Përben avantazh njohuri si Web Designer.

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 20 Dhjetor 2017



-

JU MIRËPRESIM!


Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top