• Tirane, ofroj vende pune Area manager dhe Marketing manager

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Po kerkojme dy area menaxhere dhe nje menaxher/e marketingu per nje kompani prestigjioze klimatizimi lider ne klimatizimin e hapesirave te medha dhe apartamenteve te banimit, distributor ekskluziv i nje prej markave me te medha ne bote ne kete fushe. Zyrat qendrore jane ne Tirane.

Kandidati i suksesshem per area menaxher duhet:

Te kete eksperience pune minimumi 2 vite ne menaxhim produkti.
Te kete arsim te larte( preferohen ekonomik, ingjinieri).
Te njohe mire gjuhen angleze.
Te kete leje drejtimi per automjet.
Te jete fleksibel ndaj orarit te punes dhe i gatshem per te udhetuar jashte Tirane(njeri nga pozicionet eshte vetem brenda Tiranes).



Kandidati i suksesshem per menaxher marketingu:

Te kete eksperience pune ne marketing minimumi 3 vjet nga te cilat minimumi 1 vit
si menaxher marketingu.
Te kete arsimin e larte (preferohen profilet marketing, menaxhim, shkenca sociale).
Te njohe mire gjuhen angleze.
Te kete nje portofol fushatash marketingu ku eshte perfshire.
Te jete i afte te ideoje, organizoje dhe kontrolloje fushata marketingu.
Te jete fleksibel me oraret dhe levizjet jashte Tirane kur nevojitet.
Te kete leje drejtimi per automjet.
Te njohe mire format e reja te marketingut dhe e-marketing vecanerisht.


Aftesi shtese per te dy pozicionet:

Te kete aftesi komunikuese dhe negociuese.
Te kete mjaftueshem aftesi analitike.
Te kete leter reference nga punedhenesi i meparshem.




Aplikimin mund ta beni duke derguar nje cv me foto ne adresen e email-it
albsad2014@yahoo.com

Kujdes: Vetem kandidatet qe e kalojne procesin e seleksionimit do te kontaktohen per nje interviste te pare.


Ju faleminderit!
 


Apply
Back
Top