• Tirane, ofroj vend pune Asistente e Burimeve Njerezore

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri në fushën e tregtimit të produkteve ushqimore, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

ASISTENTE E BURIMEVE NJEREZORE

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

· Punim nga afër me të gjithë departamentet, në role këshillues duke asistuar punonjësit të kuptojnë dhe implementojnë politkat dhe procedurat e kompanisë;
· Rekrutim stafi që përfshin - krijmin e postit të punës (job description), krijim e aftësive të nevojshme për ҫdo post pune, përgatitje e kërkese për punë, kontrollin e aplikimeve, heqje nga puna, intervistim dhe përzgjedhje kandidatësh;
· Përgatitje e raporteve të performancës për punonjësit e kompanisë;
· Administrimin e borderosë dhe evidentimin punës për ҫdo punonjës;
· Administrimin e problemeve ndërmjet punonjësve dhe marrjen e masave disiplinore;
· Planifikim dhe trajnim për stafin e ri dhe atë ekzistues;
· Analizim i trajnimeve të nevojshme me përgjegjësit e departamenteve për punonjësit;
· Negocimin me agjensi pune të jashtme;
· Administrimi i dokumentacionit personal të punonjësve:
· Administrimi i rrjeteve sociale;
· Detyra të tjera sipas nevojave/kërkesave.


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e lartë (Prioritet Shekenca Sociale);

Eksperiencë Pune: Eksperienca paraprake përbën avantazh;

Aftësi:

· Të ketë aftësi organizative dhe manaxheriale;
· Aftësi të shkëlqyera komunikuese verbale dhe në shkrim;
· Aftësi të shkëlqyera për të punuar në grup;
· Njohuri të mira të gjuhës angleze;
· Njohuri shume të mira kompjuterike;
· Personalitet energjik;


Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 18 Tetor 2017





JU MIRËPRESIM!


Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top