• Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitjesh

Duna Albania sh.p.k është një kompani e cila prej 6 vjetësh operon në fushën e shitjes, dhënies me qera, mirëmbajtjes dhe ofrimit të asisitences teknike për sistemet kompjuterike (hardware dhe software). Ofrojmë vend pune si Agjent Shitjesh.

Detyrat

  • Planifikon, zhvillon dhe zbaton aktivitetet e shitjes për kategorinë e produkteve të paracaktuar;
  • Identifikon dhe krijon marrëdhenie me kliente të rinj duke mbrojtur interesat e klientëve ekzistues;
  • Planifikon vizita të rregullta dhe kujdeset të marrë porosi për secilin klient;
  • I ofron asistencë dhe konsulencë të plotë klienteve në lidhje me gamën e produkteve;
  • Kryen analiza tregu në mënyrë që të maksimizojë fitimin e portofolit të paracaktuar;

Kualifikimet

  • Edukimi: Të ketë mbaruar arsimin e lartë preferohet në Marketing, Administrim Biznesi
  • Eksperiencë Pune: Eksperienca e mëparshme në pozicione të ngjashme perben avantazh

Aftësi:

  • Kandidati duhet të jetë energjik, i aftë në punën në grup, dinamik edhe i orientuar drejt objektivit të kompanisë duke bërë të mundur zhvillimin edhe rritjen e kënaqësisë së klientëve;
  • Të ketë aftësi të mira negocimi dhe bashkëpunimi;
  • Të zotëroj leje drejtimi klasi “B”;
  • Të jetë i komunikueshëm dhe përgjegjës për zbatimin e detyrave të ngarkuara;
  • Të kryej detyrat e tij brenda afateve të përcaktuara.





Tjera

  • Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre, CV ne e-mailin tone: erjola.tolaj@duna.al;
  • Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
  • Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 30.11.2017
  • Cel. : +355697068291




Cel. : 0697068291

Cel. : 0697068291
 


Apply WhatsApp
Back
Top