• Tirane, ofroj vend pune Pergjegjese Recepsioni Hoteli

Te Stela Resort kërkon të punësojë:


"Përgjegjëse Recepsioni Hoteli"

Deyrat dhe Përgjegjësitë


1. Ndjekja e objektivave mujore okupancë dhe xhiro.
2. Ndjekja e rezervimeve, hedhja e tyre në mënyrën e duhur, konfirmimi i tyre.
3. Kontrolli dhe Auditimi i dhomave të Hotelit.
4. Ndjekja e likujdimeve, pagesave, faturimeve të kompanive.
5. Kontrollon nëse është bërë plotësimi i rregullt i rregjistrit të Hotelit.
6. Raporton tek Menaxheri për mbarëvajtjen dhe problemet e recepsionit.
7. Mbikqyr punën e recepsionistëve të tjerë.
8. Bën trajnimin e recepsionistëve për mënyrën se si duhet të sillen me klientët, për hedhjen e rezervimeve, check-in dhe check-out, marrjen e kontakteve të klinetëve.
9. Përkujdesje që klientët të ndihen komod gjatë qëndrimit të tyre në Hotel.
10. Kontrollon nëse janë kthyer komente klientëve në booking.
11. Sigurohet që të merren nga ana e recepsionistëve komente nga klientët.
12. Ndarje e dhomave dhe koordinimi i rezervimeve.
13. Punë të ndryshme dhe raporte që i caktohen nga menaxheri.
14. Trainime të ndryshme korrigjuese për recepsionet.
15. Ndjekje e çështjeve logjistike në ndjekje të dy faciliteteve.
16. Propozime për zhvillime të reja për objektivat në ndjekje.

Kulifikimet dhe Kërkesat

1. Të ketë mbi 2 vjet eksperiencë pune në industrinë e hotelerisë.
2. Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë
3. Aftësi në paketat Ms Office.
4. Të ketë rrjedhshmëri në gjuhën angleze dhe italiane të folur dhe të shkruar
5. Zotësi për tu përqëndruar në nevojat e klientit dhe aftësi për të qëndruar i qetë dhe i sjellshëm gjatë gjithë kohës.
6. Të ketë aftësi të forta komunikimi dhe ndërpersonale.
7. Aftësi të mira drejtuese dhe aftësitë e zgjidhjes së problemeve janë të nevojshme, së bashku me një gatishmëri për të bashkëvepruar me klientët dhe punonjësit nga vënde dhe kultura të ndryshme.

Personat e interesuar mund të na kontaktojnë në adresat e mëposhtme brenda datës 31.12.2017.

email: burimenjerezore@testela.al
Tel: 0684034463
Adresa: Autostrada Tirane-Durres, Km 7, Mezez, Kashar, Tirane

 


Apply WhatsApp
Back
Top