• Tirane, ofroj vend pune Furnitor

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
Eksperienca
me dhe pa eksperience
DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri në fushën e tregtimit të produkteve ushqimore, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

FURNITOR

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË


· Merr faturën tatimore nga koordinatorja e shitjes. Kontroll i imtësishëm i faturës (data, numri i serisë, Nipt, klient, lista e produkteve, cmimi, totali etj);
· Furnitori duhet të jenë prezent gjatë ngarkimit të produkteve;
· Të kontrollojë produktet që u ngarkuan, janë në kushtet / parametrat e duhura (Sasi dhe Cilësi);
· Të menaxhojë dhe realizojë transportin e mallrave në desinacionet e duhura;
· Është përgjegjës për mallin që mban në automjet dhe që transporton;
· Kontrollon bazën materiale para se të niset: faturat tatimore, bllokun TVSH, kasat;
· Pasi realizon dërgimin e mallit në destinacion merr të nënshkruar nga klienti Procesverbalin për dorëzimin e mallit (emer, mbiemër, firmë);
· Të kujdeset që automjeti të jetë në kushtet e duhura higjenike;
· Furnitori duhet të kujdeset që temperatura e automjetit ku qëndrojnë produktet të jetë në kushtet e duhura figoriferike;
· Të njoftojë Supervizorin e Shitjeve në momentin e dorëzimit të porosisë në destinacionin e kërkuar.
· Informon eprorët e tij për çdo parregullsi apo problem te shfaqur.
· Të jetë i gatshëm për të kryer rrugë të largëta.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Arsimi i lartë përbën avantazh;

Eksperiencë Pune: Eksperienca paraprake përbën avantazh;

Aftësi:

· Të ketë aftesi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi;
· Të ketë aftesi shumë të mira organizimi;
· Të zotërojë leje drejtim automjeti kategoria C, (e preferueshme kategoria D).


Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 29 Shtator 2017



-

JU MIRËPRESIM!


Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top