• Tirane, ofroj vend pune SHOFER

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shofer
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Përshkrimi

Shoqëria LOG in ALBANIA është themeluar në vitin 2004 me dëshirën dhe ambicien për të qenë përfaqësuese dinjitoze në tregun shqiptar dhe rajonal të shërbimeve. Aktualisht aktivitet e saj kryesore janë: agjensi doganore, spedicionere dhe transporti; agjensi turistike; shërbim postar ekspres; veprimtari në fushën e dhënies me qera të mjeteve të transportit; veprimtari në fushën e shitjes me shumicë e pakicë të produkteve të telefonisë dhe aparaturave telefonike; shërbime që lidhen me pritjen e turisteve; shoqërues në pikat turistike brenda e jashtë vendit dhe përkthyes; organizim eventesh, etj.
Kjo kompani kërkon të punësojë Shofer në Tiranë:

Detyrat

- Kryen tranferta me makinë për klientët e kompanisë në Shqipëri dhe jashtë vendit (klientët janë kryesisht të huaj);
- Përmbush planin e punës me përpikmëri sipas programit ditor që i jep menaxheri i zyrës;
- Bën guida ditore (ose disa ditore) me klientët e Agjensisë (sipas kërkesave);
- Detyra të tjera që mund të dalin gjatë ditës, në funksion të punës së Agjensisë.

Kualifikimet / Kërkesat

- Eksperiencë pune një vjeçare;
- Fleksibilitet me orarin (puna është me turne);
- Aftësia në gjuhën Angleze (veçanërisht në të folur) është kusht i domosdosshëm;
- Gjuhë të tjera të huaja përbëjnë avantazh;
- Të jetë person i përgjegjshëm, i komunikueshëm dhe energjik;
- Të posedojë leje drejtimi të kategorisë B;
- Përbën avantazh shumë të fortë posedimi i lejes së drejtimit kategoria C,D dhe/ose Dëshmi taksisti.

Shënime
Nëse ndjeni se i përmbushni kriteret e mësipërme jeni të lutur të dërgoni CV tuaj në: [B]eliana.bakiri@toptour.al[/B]


Cel. : eliana.bakiri@toptour.al
 


Apply
Back
Top