DAP

  • vend vakant si Pergjegjes ne Sektorin e Burimeve Njerezore ne Ministrine e Financave

Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Burime njerezore - HR
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
REPUBLIKA E SHQIPERISE
MINISTRIA E FINANCAVE

Ne zbatim te ligjit Nr.8549, date 11.11.1999 “Statusi i nepunesit civil”, Departamenti i Administrates Publike shpall konkurimin per 1 vend te lire ne pozicion Pergjegjes ne Sektorin e Burimeve Njerezore dhe Sherbimeve, ne Drejtorine e Pergjithshme te Parandalimit te Pastrimit te Parave, ne Ministrine e Financave.
Kandidatet duhet te plotesojne kerkesat e pergjithshme per pranimin ne Sherbimin Civil ne perputhje me nenin 12 te ligjit nr.8549, date 11.11.1999 "Statusi i nepunesit civil".

KERKESA TE VECANTA PER KANDIDATET
•Te kete mbaruar arsimin e larte ne fakultetin e Ekonomise ose Drejtesise
•Te kete jo me pak se 3-vjet eksperience pune ne administrate publike
•Te kete njohuri te nje gjuhe te huaj, perben avantazh gjuha angleze
•Te perdore programet baze te punes ne kompjuter
•Te kete aftesi te mira komunikuese dhe te punes ne grup

Paga per pozicionin eshte ne kategorine III-b ( 50666 + 186 leke per cdo vit vjetersi)

Paraqitja e dokumenteve: Kandidati duhet te paraqese brenda dates 08.09.2006 ne Kutine Postare Nr.1751 te Departamentit te Administrates Publike, prane Ministrise se Brendshme keto dokumenta: kerkesen per Aplikim, CV-ne, fotokopje te diplomes dhe librezes se notave, te librezes se punes, certifikateve te kualifikimit, deshmive te gjuheve te huaja dhe kompjuterit, vertetimin e gjendjes gjyqesore, te pakten dy letra rekomandimi, nje numer telefoni per tu kontaktuar si dhe adresen e plote te vendqendrimit. (Mosparaqitja e plote e dokumentave sjell skualifikim te kandidatit).

KONKURIMI eshte i hapur per nepunesit civil te te njejtes klase me procedurat e levizjes paralele dhe te ngritjes ne detyre, nese vendi nuk plotesohet nga keta kandidate, konkurimi zhvillohet me kanditatet jashte Administrates Publike, sipas procedurave te sherbimit civil. Pas verifikimit paraprak, me date 11.09.2006 ne seline e Ministrise se Financave do te shpallet lista e konkurenteve, qe do te vazhdojne me tej konkurimin si dhe data kur do te zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me goje. Konkurimi do te bazohet ne njohurite mbi mbi organizimin dhe funksionimin e administrates publike ne pergjithesi dhe mbi menaxhimin e burimeve njerezore dhe fondeve publike ne vecanti, mbi Legjislacionin e Sherbimit Civil, Kodin e Procedurave Administrative, Kodin e Punes, Legjislacionin per prokurimet publike si dhe Ligji 9131 dt. 08.09.2003 “Per Rregullat e Etikes ne Administrate Publike”, Ligjin nr. 9367 dt. 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te ne ushtrimin e funksioneve publike” Te gjitha njoftimet per shpalljet e vendeve te lira, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datat kur do te zhvillohen testimet, mund t’i gjeni ne adresen e Web Site te Departamentit te Administrates Publike www.pad.gov.al
 
Back
Top