• Tirane, ofroj vend pune AGJENT SHITJE

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
Eksperienca
me dhe pa eksperience
DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri në fushën e tregtimit të produkteve ushqimore, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

AGJENT SHITJE

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË


· Të mirëmbajë rrjetin e klienteve ekzistues dhe të identifikojë klientë të rinj për kompaninë;
· Të prezantojë në mënyrë profesionale produktet të cilat trajtohen në portofilin e tij të shitjes dhe ҫdo produkt që ka katalogu i shitjeve;
· Bazuar në kërkesat e marra nga klientet, të dërgojë porositë (elektronikisht) tek Specialistja dhe Koordinatorja e Departamentit të Shitjeve;
· Të zgjidhë ankesat e paraqitur nga klientë të ndryshëm, kur kjo është e mundur, dhe të informojë Supervizorin e Shitjeve për probleme të cilat ato nuk mund ti japin zgjidhje;
· Të identifikojë nevojat për produkte të klientëve dhe jep propozime të ndryshme për të maksimizuar shitjet;
· Të informojë departamentin e Blerjeve për nivelin e ҫmimeve në treg, kjo në varësi të informacionit të marrë në zonat ku ato punojnë;
· Të raportojë në bazë ditore mbi shtrirjen në zonën përkatëse;
· Tu ofroje shërbim klientëve, si para, po ashtu dhe pas shitjes;
· Të mundësojë shitje nga gjithë gama e produkteve, pjesë e katalogut;
· Të zbatojë procedurat në fuqi dhe rregulloren e brendshme të kompanisë;
· Të marrë pjesë në trainime të ndryshme që ofrohen nga kompania;
· Të kryejë detyra të tjera të ofruara nga supervizori direkt;
· Të vizitojë mesatarisht 3 herë në muaj ҫdo klient të zonës së tij të cilët i ka dhe të regjistruar në sistem;
· Të bashkëveprojë punën me koordinatoren e shitjeve me shumicë për hedhjen e të gjithë klienteve egzistues apo atyre të rinj në hartën digitale me GPS;
· Të raportojë me shkrim një herë në javë mbi mbarëvajtjen e punës javore të departamentit të tij/saj raport të cilin duhet ta dorezojë të manaxheri i departamentit;
· Detyra të tjera siҫ nevojiten/kërkohen.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e lartë;

Eksperiencë Pune: Eksperienca paraprake përbën avantazh;

Aftësi:

· Aftësi të shkëlqyera komunikuese verbale;
· Aftësi të shkëlqyera për të punuar në grup;
· Njohuri kompjuterike bazë;
· Personalitet energjik;
· Të zotërojë Leje Drejtimi Automjeti.


Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 25 Dhjetor 2017



-

JU MIRËPRESIM!


Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top