• Tirane, ofroj vend pune Specialist i/e Marketingu

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
Njoftim për vend të lirë pune
”Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit - FAF”sh.a., kërkon të punësojë:
Specialist i/e Marketingu pranë Departamentit të Shitjes dhe Marketing Zhvillimit të Shoqërisë FAF sh.a., Tiranë

Detyrat e përgjithshme
• Specialisti i Marketingut është përgjegjës për koordinimin e të gjitha aktiviteteve të marketingut dhe mediave sociale, e rrjeteve të shoqërisë; siguron që aktivitetet e marketingut janë në përputhje me të gjitha rregulloret; zhvillon konceptet e ndryshme të marketingut, objektivat, materialet, reklamat, programet, komunikimet për shtyp, dhe ngjarje të tjera të veçanta të miratuara nga Drejtori i Departamentit dhe Menaxhmenti i lartë.
• Specialisti i Marketingut është gjithashtu përgjegjës për të qenë kontakti kryesor i marrëdhënieve me publikun dhe mediat, reklamat, dhe aktivitete të caktuara të zhvillimit të biznesit që nxisin frymën, filozofinë, përkushtimin dhe drejtimin e përgjithshëm të kompanisë.
• Mbështet imazhin e kompanisë duke promovuar materiale të marketingut Është përgjegjës për raportimin në kohë të raporteve të rrezikut
• Ndihmon në zbatimin e strategjisë së marketingut me objektivat dhe synimet specifike të rëna dakord.
• Merr pjesë, bashkëpunon me departamente të tjerë apo drejton projekte të ndryshme që lidhen me funksionet e departamentit

Kualifikimi dhe eksperienca
• Të ketë përfunduar studimet e larta në fushën e Shkencave Sociale/ Ekonomisë/Jurist
• Të njohë programet bazë MS si MS Word, Excel, Power Point si dhe software e sistemin IT të FAF sh.a.
• Të komunikojë në Business English [ose gjuhë të vendeve të BE].
• Njohuri të përgjithëshme për procedurat administrative dhe zyrtare.
• Të ketë aftësi të mira komunikimi me shkrim dhe prezantimi


Personat e interesuar duhet të sjellin në adresën tonë Rr.“Dervish Hima”, nr.4, Tiranë, brenda datës 04/09/2017 dokumentacionin e poshtëcituar:
1. Kërkesë për t’u punësuar pranë Shoqërisë Financiare të Zhvillimit – FAF sh.a.
2. CV dhe dokumenta të tjera mbështetese mbi kualifikimin profesional
3. Diplomën dhe Listën e notave ( të noterizuara)
4. Dokument identiteti.
5. Dokumentin që vërteton punën e kryer më parë (librezë pune, vërtetim nga punëdhenësi)
6. Dëshmi penaliteti, Vërtetim Gjykate, Vërtetim nga Prokuroria
7. Raport Mjeko-Ligjor
8. Letër reference
Vetëm personat e zgjedhur për intervistë do të njoftohen.
 


Apply
Back
Top