• Durres, ofroj vend pune Oficer i Rekuperimit të Kredive për Rajonin Durrës

Qëllimi i punës:
Synon të sigurojë mbledhjen dhe pagesën e kredive të :
- Klientëve të NOA-s, për të cilat është marrë një Urdhër Ekzekutimi / dosja e depozituar në gjykatë dhe janë klasifikuar me statusin write off në sistemet e NOA-s;
- Klientëve të bankave apo kompanive të tjera me të cilat lidhen marrëveshje për “Mbledhjen e kredive me probleme”.


Përgjegjësitë Kryesore
1. Ka përgjegjësi për menaxhimin e portofolit të tij / saj dhe realizimin e objektivave mujore me qëllim rekuperimin sa më të shpejtë të kredive të humbura dhe me një kosto sa më të vogël;
2. Zbaton në mënyrë korrekte politikat dhe procedurat dhe strategjitë që janë pjesë e realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të tij / saj;
3. Studion dhe investigon dosjet e klientëve që janë në menaxhim të tij / saj, në menyrë që të ketë një pasqyrë sa më të qartë dhe informacion sa më të saktë për situatën ekonomike, financiare, shoqërore dhe mundësitë për pagesë që klienti mund të ketë;
4. Rifreskon informacionin me të dhënat e sakta për klientin, të cilat i kanë rezultuar gjatë punës së tij saj;
5. Takon rregullisht dhe shpesh klientët në portofolin e tij / saj me të cilët zhvillon dhe mban marrëdhënie, negocion, ndjek, duke përdorur vazhdimisht metoda pune të efektshme me qëllim rekuperimin sa më te shpejtë të detyrimeve dhe me një kosto sa më të ulët;
6. Në të gjitha ato raste kur kontaktet janë humbur me njërin ose me të gjithë debitorët, përdor mjete dhe mënyra të ndryshme, me qëllim identifikimin / rikontaktimin e tyre;
7. Evidenton çdo të ardhur që klienti përfiton / ka apo të ardhura të tjera që mund të kenë familjarët nga paga, pensioni, emigracioni etj.;
8. Identifikon dhe vë në zbatim mënyra efektive për të marrë informacion rreth investimeve që mund të ketë kryer klienti si dhe nëse ka borxhe të tjera, me qëllim të ketë konkluzion të qartë e të saktë për aftësinë paguese të klientit dhe sigurohet për ripagimin e kredisë;
9. Në varësi të ecurisë dhe negociatave me klientin propozon mënyrën se si do të bëhen pagesat në vazhdim dhe sigurohet për zbatimin e këtyre marrëveshjeve;
10. Raporton mbi punën e bërë, rezultatet e arritura dhe mbi çdo lloj informacioni tjetër të nevojshëm;
11. Propozon kalimin në procedura përmbarimore për rastet që ka në menaxhim, sipas procedurës së brendshme të NOA;
12. Kryen çdo detyrë që i ngarkohet nga eprori i tij dhe që është në përputhje me rolin e tij në kompani.


Kërkesat Minimale

  1. Edukimi: Diplomë universitare e preferueshme në Juridik ose Administrim Biznesi, Financë, Ekonomi, ose në fusha të tjera të ngjashme ;
  2. Fusha e ekspertizës profesionale: Negocimi
  3. Eksperienca e Punës: E preferueshme 2 vjet eksperiencë që lidhet me aktivitetet e menaxhimit të kredive me probleme;
  4. Aftësi të shkëlqyera komunikimi (verbale, në të shkruar dhe në dëgjim aktiv)
5. Aftësi për të bindur klientët për të paguar dhe / ose për t’u ofruar alternativa të tjera zgjidhjeje.


Lutemi të dërgoni aplikimin tuaj on line duke plotësuar në linkun http://www.noa.com.al/rekrutime/ formën e aplikimit për pozicionin përkatës deri në datën 29.08.2017.

Forma e aplikimit duhet të përmbajë një letër motivimi dhe një CV. Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për një testim me shkrim nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
 
Back
Top