• Tirane, ofroj vend pune Financier


ACREM
është pjesë e Balfin Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme të Balfin Group dhe jo vetëm,si dhe shërbimeve operative në to.


ACREM shpall vakant:

Pozicioni: ____Financier/e___
Departmenti: _____Finance______
Vendodhja: TEG/ ACREM


Përshkrimi Pozicionit të Punës
Financieri/ja është personi përgjegjes që kryen regjistrimin dhe paraqet informacione me bazë financiare. Rakordon dhe mirëmban llogari financiare si dhe përgatit raporte financiare bazuar në kërkesat dhe politikat e grupit për këtë departament.

Detyrat dhe përgjegjësitë

1. Përgatit faturat e shitjes bazuar në kontratat e nënshkruara dhe bën shpërndarjen e tyre brenda afateve të përcaktuara.
2. Kryen regjistrimin e faturave të blerjes për Dep. e Teknikës dhe shitjes dhe kujdeset në mirëmbajtjen dhe organizimin e llogarive të inventarit.
3. Kryen deklarimin e Librit të Shitjes dhe të Blerjes në afatet e caktuara tatimore.
4. Regjistrimi ditor i transaksioneve bankare dhe atyre të arkës si dhe inicimi i pagesave on-line.
5. Raporti javor mbi ditaret e arkës dhe bankës së bashku me dokumentacionin mbështetës dhe kujdesja që të mos mungojnë dokumetat e nevojshëm.
6. Përgatit raportet për arkëtimet për shërbimet e faturuara dhe çdo e drejtë e lindur ndaj palëve të treta.
7. Ndjek dhe kryen rakordime periodike me klientë/furnitorë dhe palët e lidhura në lidhje me detyrimet dhe të drejtat e lindura.
8. Kryen inventarizimin fizik të aseteve dhe materialeve të mirëmbajtjes sipas proçedurave të Shoqërisë.
9. Kryen detyra të tjera të ngarkuara sipas nevojave të departamentit të caktuara nga Menaxheri i Financës.

Kërkesat e pozicionittë punës:
a. Edukimi:
- Diplomë Universitare, Fakulteti i Ekonomisë, Dega Financë/ Kontabilitet ose Administrim Biznesi
- Preferohen studimet Master në të njëjtin profil.

.
b. Eksperiencate punës: Jo më pak se 3 vjecare në të njëjtin profil pune.

c. Kualifikime të tjera:
- Të njoh dhe të përdore programet Navision/ Financa 5
- Të ketë njohuri të mira në gjuhën angleze.

d. Aftësitë tjera:
- Të ketë aftësi të mira të komunikimit.
- Tëketë aftësi të mira organizative dhe të bashkëpunimit në grup,
- Te kete aftësi shumë të mira analitike, raportimi dhe prezantimi,
- Të jetë person energjik dhe me vetëmotivim të lartë në punë,
- Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale.

Mënyra eaplikimit*: Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e mëposhtme:
  • CV të Detajuar;
  • Letër Interesi,
nëpërmjetnjërës nga mënyrat si në vijim:
  1. Me e-mail: [FONT=Gisha][B][I][COLOR=#0563c1]hr@acrem.al[/COLOR][/I][/B][/FONT], duke cilësuar në SUBJECT: "Aplikim për Financier/e"

Duke dërguar me postë ose aplikim i drejtëpërdrejtë në adresën e mëposhtme:

“Qendra Tregtare TEG, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë, Lundër, Tiranë, Shqipëri”

Afati i dorëzimit
: deri në dt. 11 Korrik 2021

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top