• Tirane, ofroj vend pune Magaziniere

Jemi Kompani Farmaceutike me qendër në Tiranë.
Jemi të interesuar të shtojmë stafin me një punonjëse (F) në pozicionin:
Magaziniere në Depo Farmaceutike


Profili i punës
· Mban përgjegjesi për magazinimin e mallit për shitje dhe produkteve të tjera të magazinës
· Mban përgjegjësi për mbarvajtjen dhe organizimin e procedurave të përditshme të magazinës
· Bashkëpunon me departamentin e blerjes dhe financës me raportimet ditore
· Mirmban dhe përditëson kartelat hyrëse/dalëse të mallit
· Kujdeset dhe informon eprorin në lidhje me kushtet teknike të magazinimit
· Të mbajë lidhje bashkëpunuese me stafin, për bashkërendimin e procesit të punës, për definim të suksesshëm të tij.

Aftësitë dhe kualifikimet
· Të ketë eksperiencë të mëparshme në këtë pozicion
· Të ketë arsimin e mesëm (preferencë arsimi i lartë)
· Të ketë aftësi të mira komunikimi
· Të jetë korrekte dhe të respektojë rregullat
· Të realizojë me përpikmëri detyrat e ngarkuara dhe që i takojnë profilit të punës.
· Përbën përparësi njohuritë kompjuterike dhe gjuhët e huaja
· Aftësi shumë të mira për të punuar në grup
· Mosha deri në 35 vjeç

Nëse jeni të interesuar Ju lutem dërgoni CV Tuaja nëpërmjet e-mail: info@ilmafarm.com
Afati i rekomanduar i dergimit të CV, 10 ditë nga shfaqja e njoftimit.

Vetëm me kandidatët e përzgjedhur do të kontaktojmë.

e-mail: info@ilmafarm.com
 


Apply
Back
Top