• Tirane, ofroj vend pune PËRGJEGJËS PËR STAFIN TEKNIK

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

PËRGJEGJËS PËR STAFIN TEKNIK

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE


Përgjegjësi i Stafit Teknik ka përgjegjësi të gjitha proceset e menaxhimit të stafit teknik të kompanisë si dhe raportimin për ecurinë e tyre.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

· Mbikqyrja e përditshme dhe e vazhdueshme e stafit inxhinierik (14 persona);
· Kontrolli i proceseve të punës së asamblimit (3-4 gjeneratore në javë);
· Kujdesi për ekzekutimin e ҫdo urdhri pune;
· Kujdeset që urdhrat e punës të realizohen mbi baze të afateve të përcaktuara;
· Ben plan pune organizimi për stafin në bazë të kërkesave të marra;
· Organizon zgjidhjen e problematikave që dalin për punët në terren;
· Kujdeset për efiҫencën e stafit teknik;
· Bën raportim periodik për punët e përfunduara dhe ato të lëna pezull.


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e lartë për Inxhinieri Mekanike ose Elektrike (preferohet Elektrike);

Eksperiencë Pune: Kandidati duhet të ketë eksperiencë paraprake pune si Drejtues Teknik;

Aftësi:

· Aftësi të shkëlqyera komunikuese verbale dhe në shkrim;
· Aftësi të shkëlqyera për të punuar në grup;
· Njohuri të mira të gjuhës angleze;
· Njohuri shume të mira kompjuterike;
· Personalitet energjik;
· Të zotërojë Leje Drejtimi Automjeti: Kategoria B.


Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 30 Shtator 2017



-

JU MIRËPRESIM!




Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top