• Tirane, vend vakant pune për Pedagog të Brendshëm, pranë Fakultetit të Ekonomisë, në profilet Menaxhim, Financë, Kontabilitet, Auditim, Bankë.

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Mesimdhenie | Pedagogji
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
APLIKIM PËR POZICIONIN PEDAGOG

SHPAL “Universiteti Metropolitan Tirana” shpall vend vakant pune për Pedagog të Brendshëm, pranë Fakultetit të Ekonomisë, në profilet Menaxhim, Financë, Kontabilitet, Auditim, Bankë.

Detyrat dhe përgjegjësitë e kandidatit:
1. Mësimdhënie në dy ciklet e studimit BA/MA (sipas përcaktimeve ligjore).
2. Këshillim i studentëve.
3. Angazhim në veprimtaritë kërkimore shkencore.
4. Mbështetje për institucionin.

Kriteret e kandidatit:
1. Kandidati minimalisht të ketë gradën shkencore Doktor ose të jetë në proces doktorature afër përfundimit.
2. Të jetë i aftë të garantojë cilësi, efikasitet dhe eksperiencë në zhvillimin e lëndëve që do të mbulojë.
3. Të ketë përvojë në mësimdhënie në arsimin e lartë dhe në fushën e kërkimit shkencor të mirëfilltë.

Dokumentet e kërkuara:

1. Kërkesë me shkrim për aplikim
2. CV ( Curriculum Vitae)
3. Diplomën e studimeve universitare dhe listën e notave të noterizuar.(Aplikantët qe kanë kryer studime jashte shtetit duhet të kenë bërë njohjen e diplomave nga MAS).
4. Kopje e diplomës “Master i Nivelit të dytë”, ose ” Doktor” apo tituj të tjerë akademikë, të noterizuar në rast se ka. ( Aplikantët që kanë kryer studime jashtë shtetit duhet të kenë bëre njohjen e diplomave nga MAS).
5. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit.
6. Certifikata kualifikimi dhe trajnimesh te ndryshme( në rast se ka).
7. Dëshmi e gjuhës së huaj anglisht, niveli C2.
8. Kopje të librezës së punës ose vërtetim nga qendra e punës ( nëse janë në marrëdhenie pune).
9. Dëshmi penaliteti ose formular vetëdeklarimi.

Aplikimet duhet të dorëzohen me e-mail në info@umt.edu.al ose në zyrën e Burimeve Njerëzore, deri më datë 25 gusht 2017.
Për më shumë informacion : www.umt.edu.al


Cel. : +355696070111
 


Apply WhatsApp
Back
Top