• Tirane, ofroj vend pune - Leasing Manager


Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

Kompania ACREM sh.p.k
është pjesë e Balfin Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme të Balfin Group dhe jo vetëm, si dhe shërbimeve operative në to.


Pozicioni vakant : ____Leasing Manager_
Departmenti: ________ Leasing
Vendodhja: __________ TEG / zyrat qëndrore të ACREM shpk



Përshkrimi Pozicionit të Punës


Ky pozicion është përgjegjës për funksionet e leasing-ut në qendrat tregtare, për sigurimin e qiramarrësve të rinj dhe rinovimin e kushteve/ marrëveshjeve me qiramarrësit ekzistues duke pasur si qëllim maksimizimin e dhënies së hapsirave me qera qoftë këto dyqane apo hapsira reklamuese (kioska) për të maksimizuar të ardhuart nga qeratë për secilën qendër tregtare QTU/ TEG.

Detyrat dhe përgjegjësitë

- Të hartojë strategjitë e leasing për Qendra Tregtare për të maksimizuar % e hapsirave të dhëna me qera dhe për të rritur vizitueshmërinë e qendrave nga përzgjedhja & miksimi I duhur I qeramarrësve.

-Të hartojë stategji/plane, për të rritur vazhdimitsht përfitueshmërinë nga qiradhënia e dyqaneve dhe promocioneve (kioskave).

-Të kryej negocjime për
kontrata qiradhënie afatgjata me brande të njohura që shërbejnë si magnete kryesore për qendrat tregtare.

- Të kryej studime tregu duke përcaktuar cilat shërbime, promocione, dyqane, I nevojiten më së shumti secilës prej qendrave për tu kthyer në desinacion të dëshiruar për klientet, por ku secila prej tyre gjithashtu të ruaj identitetin e saj.

- Të përzgjedh qeramarrësit më të mirë të mundshëm nisur nga nevojat e secilës qendër, duke ruajtuar imazhin dhe mirëfunksionimin e tyre.

- Të sigurojë një listë pritje të kandidateve të interesuar për marrjen e hapsirave me qera për cdo lloj kategorie dyqani apo shërbimi.

- Të siguroj dokumentacionin e saktë të kontratave të qerasë si dhe arshivimin e tyre në dosje apo intranet të brendshëm sipas procedurave.

- Të ketë raporte të sakta mbi problematikat e bizneseve dhe të marrë masa për zëvendësimin e tyre në kohë në të gjitha rastet e nevojshme.

- Të kryej sondazhe së bashku me menaxhimin e qendrës dhe marketingun në lidhje me opinionet për brandet e preferuara apo jo dhe të nevojave të qendrës.

- Të ketë bashkëpunim të vazhdueshëm me departamentet e tjera për të maksimizuar përfitueshmërinë nga arkëtimet.



Kërkesat e pozicionit të punës:

a. Edukimi: - Diplomë Universitare nga Fakulteti Juridik apo Fakulteti Ekonomik.
- Preferohen studimet Master ne Fakultetin Juridik /Ekonomik.
b. Eksperiencate punës: Jo më pak se 5 vjecare në këtë profil pune.


c. Kualifikime të tjera:
- Trajnime të ndryshme në lidhje me shitjet & market research.
- Të ketë njohuri shumë te mira në gjuhën angleze (në të folur & shkruar)
- Preferohet të zotëroje gjuhën Italiane, ose një gjuhë tjetër të BE



d. Aftësitë tjera:
- Të ketë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe negocjimit,
- Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe të bashkëpunimit në grup,
- Te ketë aftësi shumë të mira analitike, raportimi dhe prezantimi,
- Të jetë person energjik dhe me vetëmotivim të lartë në punë,
- Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale.

Mënyra e aplikimit*:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e mëposhtme:
  • CV të Detajuar;
  • Letër Interesi,

tek zyratqëndrore të ACREM nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:

  1. Me e-mail: [COLOR=#0563c1]hr@acrem.al[/COLOR]
  2. Duke dërguar me postë ose aplikim i drejtëpërdrejtë në adresën e mëposhtme:
    “Qendra Tregtare TEG, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë,Lundër, Tiranë, Shqipëri”


    Afati I dorëzimit
    : deri në dt. 13 Shtator 2017

*Tëgjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top