• Tirane, ofroj vend pune Webmaster

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Informatike | Programim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Web-master-i është arkitekti i web-it, zhvillues i web-it, autor ose administrator i website-it. Ai duhet të jetë përgjegjës dhe shumë i saktë në përdorimin e software-ve për transaksionet në web, softwareve për proçesin e faqes, softwareve për sigurinë.

Funksionet dhe detyrat

· Web-master-i duhet të sigurojë web-serve, software të funksionojnë me sukses dhe pa ndërprerje.
· Web-master-i është përgjegjës për user interface dhe backand e webit.
· Ai merret me dizenjimin e web-site, përditëson kodet për të cilat dalin mënyra më të reja dhe më të shpejta funksionimi.
· Web-master duhet t’i kthejë përgjigje komentuesve të përdoruesve të faqes së web.
· Ai ekzaminon trafikun e web-it ndërmjet google an.
· Web-masteri rregullon dhe menaxhon të drejtat aksesuese të përdoruesve në web-site, paraqitje, optimizmi në motorrin e kërkimit dhe promovimi i tij [SEO], gjë e cila bën të mundur rritjen e vizitorëve që navigojnë në këtë website.
· Web-master duhet të vendosi përmbajtjet lajmeve dhe të tjera të shkruara në vendin e duhur.
· Ai i jep asistencë punonjësve të online, të cilët mund të kenë probleme në hedhje të dhënash apo foto/video dhe cdo keqfunksionim tjetër lidhur me webin.
· Duhet të azhornohet për çdo ditë me mediaplanin online të reklamave dhe specifikat e tyre nga koordinatori i reklamave.
· Webmasteri duhet të propozojë metoda fitimprurëse për rritjen e vizitorëve në web, duke promovuar kështu faqen.
· Mirëmban facebook, instagram dhe të tjera rrjete virtuale, të krijuara për shoqërinë.
· Menaxhon pajisjet, te cilat shfaqin rezultatet në kohë reale në redaksi.
· Në bashkëpunim me Makroeditorin Online bën të mundur anën funksionale të të gjthë Livestreamet që hidhen online.
· Mban komunikim të vazhdueshëm me kompanitë ONLINE, që shoqëria ka reklama në web për faturat apo mos funksionimin.
· Kryen funksione të tjera të kërkuara nga Makroeditori Online & Drejtori Ekzekutiv që kanë lidhje direkte apo indirekte me ëebin.


Kualifikimet:

ü Edukimi:
Diplomë e arsimit të lartë në fushën e Inxhinierisë Elektronike dhe Informatikës.

ü Eksperience pune:
Të ketë punuar jo më pak se 1 vit në pozicione të njëjta;
ü Aftësitë teknike:
Të njohë shumë mirë aplikimet në programet e specializuara të web-it me të cilat duhet të punojë;
Ai duhet të zotërojë dhe të dijë mirë gjuhën e programimit PHP, pasi backandi i webit per vizitorët është PHP dhe paneli i adminit është Wordpress. Gjithashtu, duhet të ketë njohuri mbi wordpresin, HTML, JavaScript, CSS, MYSQL(i), ku me anë të së cilës, bën ekspertizën dhe menaxhon të gjitha aspektet e funksionalitetit të web-it. Web-i është në PHP, kështu që webmasteri duhet të ketë njohuri rreth mënyrave të mbrojtjes nga sulmet kibernetike si : SQL Injection , XSS , LFI , RFI , Backdoors. Të ketë kualifikime dhe trajnime në fushën e Medias.
ü Aftësi personale:
Të jetë komunikues, i aftë për të punuar në grup dhe të ruajë konfidencialitetin në lidhje me informacione të kompanisë.

Kushtet e punës:
ü Ambjenti i punës
Puna kryhet në Zyrat Qëndrore të kompanisë.
ü Kontrata e punës
Orari i zbatuar i punës bazohet në Kodin e Punës dhe kontratën e lidhur ndërmjet punonjësit dhe shoqërisë.
ü Kode dhe proçedura
Punonjësi njihet me proçedurën e punësimit të tij dhe zbatimin e kodeve dhe deklaratave të shoqërisë.
ü Paga dhe benefite
Paketa e benefiteve të shoqërisë është tërheqëse bazuar në meritë dhe vlerësim performance.



Cel. : 044310656
 
Back
Top