• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitjesh me Shumice

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania jone eshte nje kompani me pervoje ne fushen e tregetimit te elektroshtepiakeve. Objektivi kryesor i kompanise, është të mirembaje dhe zgjeroje rrjetin e shitjeve të specializuar dhe të strukturuar ne menyrë profesionale për tregëtimin dhe shitjen e markave ekskluzive per tregun shqiptar ne sektorin e elektroshtepiakeve. Kompania kerkon te punesoje menaxher shitjesh me shumice per te gjithe territorin e vendit.
Detyrat

- Miremban rrjetin e klienteve ekzistues dhe identifikon kliente te rinj potenciale
- Prezanton ne menyre profesionale produktet duke theksuar avantazhet e markave tona ne krahasim me konkurencen.
- Identifikon nevojat e klienteve dhe jep propozime per permbushjen e nevojave te klientit.
- Realizon shitje nga gjithe gama e produkteve.
- Ofron sherbim ndaj klienteve, si para, po ashtu dhe pas shitjes.
- Monitoron procesin e porosive dhe bashkëpunon ngushtë me gjithë departamentet përgjegjëse deri në mbërritjen e tyre tek klienti.
- Zbaton dhe respekton procedurat ne fuqi dhe rregulloren e brendshme te kompanise.
- Raporton me shkrim tek drejtori I shitjeve ecurine e punes dhe problematiken e hasur.
- Monitoron faturimet dhe likujdimet e klienteve te tij duke ruajtur nje raport te pranueshem debi - kredi.

Qellimi i Pozicionit: Sherbim i shkelqyer ndaj klienteve ekzistues dhe identifikimi i klienteve te rinj, duke patur objektiv final zgjerimin e tregut, rritjen e shitjeve dhe arritjen e targeteve te vendosur.

Kualifikimet / Kërkesat


  • Arsimi i larte do te perbente avantazh, preferohet Profili Ekonomik.
  • Eksperiencë pune: Minimalisht 2 vjet eksperience pune ne kompani te ngjashme.
  • Pagesa: Eshte motivuese dhe dinamike ne varesi te rezultateve te arritura

Aftësite:

- Aftesi shume te mira komunikuese
- Aftesi shume te mira prezantuese
- Aftesi shume te mira negociuese
- Aftesi analizuese.
- Aftesi shume te mira per te punuar ne grup.
- Aftesi te mira organizative ne zgjidhjen e situatave te ndryshme
- Te jete I afte te punoje nen presion.
- Te jete I afte te marre pergjegjesi
- Fleksibel ne oraret e punes

Aftesi te tjera:
-Njohuri te gjuhes angleze ne nivel mesatar, niveli i avancuar do te perbente avantazh.
-Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office
-Te disponoje patente automjeti te klasit B.


Te interesuarit duhet te dergojne CV me foto ne adresen: info@elektromagjia.com / miele@elektromagjia.com
 


Apply
Back
Top