• Tirane, ofroj vend pune Edukatore

Kopshti i Gjelbër me eksperiencë pesë vjecare në Elbasan hap një filial në Tiranë. Ky institucion vlerëson arsimin risi, në një ambjent që respekton dhe inkurajon natyrën kërkuese të fëmijëve. Puna me projekte dhe frymëzimi nga elemente te metodës Reggio Emilia e bëjnë Kopshtin e Gjelbër ambjentin ideal për kandidatë që kanë:

- kuriozitet dhe respekt për botën e fëmijëve;
- një natyrë të dashur, të kujdesur dhe energjike
- dëshirë për të improvizuar me kreativitet
- fleksibilitet dhe spontanitet
- botë të pasur shpirtërore

Kritere të domosdoshme për kandidatin:
§ Të ofrojë një shërbim cilësor që kontribon në zhvillimin emocional, mendor, fizik, social dhe intelektual të nxënësve
§ Të garantojë një performance profesionale
§ Të krijojë një ambjent të mbushur me kuriozitet, eksplorim e miqësi midis fëmijëve
§ Të krijojë një kulturë ku zëri i fëmijëve dëgjohet, respektohet dhe idetë e tyre pasqyrohen rregullisht
§ Të krijojë kurrikulumin në bazë të normativave didaktike të parashikuara si dhe të pasurojë eksperiencat e nxënësve duke ndjekur kuriozitetin e fëmijëve
§ Tu japë fëmijëve eksperienca brënda dhe jashtë ambjenteve të shkollës për të pasuruar njohuritë dhe mësimnxënien e tyre
§ Të kërkojë, zgjedhë, përdorë materiale që bëjnë eksperiencat të prekshme dhe interesante për fëmijët
§ Të ofrojë mbështetje dhe orientim për asistentet në klasë
§ Të krijojë mardhënie respekti, besimi dhe bashkëpunimi me familjet apo kujdestarët.
§ Te komunikoje rregullisht në mënyrë efektive me familjet dhe ti informojë ata për mbarvajtjen e fëmijëve në situata formale dhe informale.
§ Të jetë shembull i komunikimit pozitiv, empatisë, humorit e moralit të pakompromentueshëm.

Kandidati duhet të ketë:
- Diplomuar në arsimin e ciklit të ulët, niveli master
- Njohuri të gjuhës angleze dhe italiane
- Njohuri të programeve bazë të Microsoft Office dhe kërkimit në Internet
Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dërgojnë një CV dhe dokumentat plotësuese në adresën e email: kopshtigjelber@gmail.com Aplikimet pranohen deri ne date 24 Korrik 2017. Kandidatët e zgjedhur do të ftohen për intervistë. Ju mirëpresim!
 


Apply
Back
Top