• Tirane, ofroj vend pune ekonomiste/financiere

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Firma A.R.S Legal & Financial Service shpk është një kompani me aktivitet kryesor ofrimin e shërbimeve ligjore dhe financiare. Ne përdorim profesionalizmin tonë për të ofruar cilësine maksimale për shërbimin e kërkuar. Primare për ne janë komunikimi, sinqeriteti dhe shpirti I skuadrës në ambjentin e punës. Një politikë mjaft e rëndësishme që ndiqet nga kompania jonë është skema e motivimit në reference të performancës dhe vjetërsisë në punë. Për këtë ju presim të jeni pjesë e Skuadrës sonë nëpërmjet pozicionit: Kontabiliste Junior.
Kërkesat për pozicionin:
- Të ketë mbaruar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik, Universiteti I Tiranës, Dega Financë-
Kontabilitet, me mesatare mbi notën 8;
- Të njohë shumë mirë programin Alpha Platinium;
- Të njohë shumë mirë legjislacionin tatimor;
- Të njohë shumë mirë përdorimin e Excel-it;
-Të njohë shumë mirë gjuhën angleze
Detyrat kryesore:
* Regjistrimi I dokumentacionit në kontabilitet (Fatura, Arka, Banka), si dhe të bëj ndjekjen e tyre
* Përgatitja e Raporteve Periodike Financiare
* Përgatitja e deklarimeve mujore, Librat, TVSH,Listëpagesat etj
* Mbajta e sistemit të kontabilitetit sipas legjislacionit tatimor dhe parimeve kontabël.
* Përgatitja e dokumentacionit financiar.
* Komunikimi dhe koordinimi I punës me Tatim Taksat,QKB, Bankat etj.
* Menaxhimi I arkëtimeve dhe pagesave nëpërmjet sistemit të bankës dhe arkes.
* Analiza të ardhurash dhe shpenzimesh.
* Të zbatojë politikat, drejtimet dhe procedurat e kompanisë.
Për të aplikuar për ketë mundësi, ju lutem dërgoni CV dhe dokumentat tuaja plotësuese, në adresën: info@arsfirm.al
Tek ne Cv-ja juaj është e sigurt dhe do të trajtohet në konfidencialitet të plotë.
Intervista do te jete ne anglisht.


Cel. : 0692476387
 


Apply WhatsApp
Back
Top