• Tirane, ofroj vend pune MENAXHER SHITJE PER TIRANEN

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania Phoenix+, partner i autorizuar per Shqipërinë, i CANON Europe lider botëror në inovime dhe ofrues zgjedhjesh për imazhet, kerkon per zgjerimin e aktivitetit te saj: MENAXHER SHITJESH PER TIRANEN

Funksioni bazë dhe qëllimi i përgjegjësive

Menaxheri i Shitjeve ndihmon në planifikimin dhe zhvillimin e strategjive të shitjes dhe marketingut. Duke u fokusuar në menaxhimin e marrëdhënieve me klientin, hartimin e kontratave, si dhe organizimin dhe realizimin e shitjeve.

Pergjegjesite kryesore
:

· Planifikimi dhe organizimi i mbulimit territorial të produkteve të ofruara
· Planifikimi dhe ekzekutimi i marketimit të produkteve të kompanisë drejt klientelës aktuale dhe asaj të së synuar;
· Takon klientet potenciale per te demostruar shërbimet, produktet, ofertat. Propozimi i ofertave të personalizuara për klientët
· Regjistron te dhenat e porosive te mundshme, apo produkteve per te cilat klientet shprehin interes qofshin keto edhe produkte apo sherbime qe ende nuk merren persiper nga Kompania, dhe ia percjell Drejtorit Ekzekutiv
· Organizon kalendarin e vizitave dhe itenerarin e levizjeve ne funksion te nevojave te Kompanise, dhe ne bashkerendim me Drejtorin Ekzekutiv, i cili paraprakisht miraton planin javor te levizjeve
· Realizon shitjet sipas planit mujor
· Diskuton me Supervizorin per menyra te reja te promovimit te produkteve
· Kryerja e detyrave të tjera të caktuara nga Supervizori

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara

· Diplomë të shkollës së lartë në Ekonomik, Marketing përbën avantazh;
· Eksperiencë pune, jo më pak se 3 Vjet;
· Kualifikime dhe trajnime në fushën e Shitjeve ose Marketingut;
· Të ketë aftesi shumë të mira komunikimi;
· Të ketë aftesi organizuese dhe koordinuese;
· Të jete I afte per te bere prezantime;
· Të ketë aftësi shumë të mira bindese dhe negociuese;
· Të posedoj liçence për drejtim automjeti.

Per me shume informacion ju lutem visitoni faqen
http://www.canon.com.al/

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të aplikojne në adresën e emailit :
info@phoenix-alb.com
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve
është deri më 30 gusht 2017.
 


Apply
Back
Top