• Tirane, ofroj vend pune Specialist Credit Scoring

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Përgjegjësitë Kryesore
1. Kryerja e analizave statistikore mbi të dhënat historike të riskut të kredisë për qëllime parashikuese; modeli i zhvillimit, aprovimi, monitorimi, zbatimi dhe rishikimet vjetore;
2. Zhvillimi dhe mirëmbajtja e modelit statistikor që përfshin scorecard për aplikimet e klientëve dhe parametrat e riskut;
3. Ofrimi i analizave sasiore inovative dhe zgjidhjet e modelit statistikor që nxisin strategjitë e zgjeruara të riskut të kredisë dhe përdorimi i fushave të aplikimit për testim;
4. Monitorimi dhe optimizimi i modelit të vlerësimit të riskut në aspektin e performancës, zbatimit dhe përdorimit;
5. Përgatitja e raporteve të shpeshta për modelin e performancës;
6. Pergatitja e raporteve te tjera të riskut që lidhen me manaxhimin e portofolit të riskut;
7. Bashkëpunimi me Njësinë e Riskut të Kredisë, Njësinë e Zhvillimit të Produkteve dhe Njësinë e Manaxhimit të Sistemeve të Informacionit në mënyrë që të sigurohen hapat e procesit sipas rezultatit të scoring, kriteret e riskut për produktet e kredisë dhe riskut operacional, etj.

Kërkesat minimale
1. Edukimi: Diplomë universitare në Ekonomi, Informatikë apo fusha të ngjashme
2. Fusha e kompetencës profesionale:
- Analiza të Dhënash
- Njohuri pune në XLSTAT
3. Eksperiencë Pune: Minimumi 3 vite eksperiencë në procesim të dhënash dhe eksperiencë në modelim / analiza. Aftësitë duhen të përfshijnë analiza regresioni dhe teknika testimi/aprovimi si p.sh testime të modelit dhe vendosja e limiteve;
4. Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe saktësisë;
5. Aftësi shumë të mira analitike dhe raportuese.

Lutemi të dërgoni aplikimin tuaj on line duke plotësuar në linkun http://www.noa.com.al/rekrutime/ formën e aplikimit për pozicionin përkatës deri në datën 09.06.2017.

Forma e aplikimit duhet të përmbajë një letër motivimi dhe një CV. Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për një testim me shkrim nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
 
Back
Top